• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në Francë po rezervohen prej kërcënimit të ISIS

by Java News
06/05/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbyllje të fushatës për zgjedhjet presidenciale franceze, kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen tha se besonte në një fitore surprizë të dielën, ndërsa rivali Emmanuel Macron e akuzoi atë për nxitjen e frikës te votuesit. Në një intervistë për “Associated Press” në orët e fundit të fushatës, kryetarja e “Frontit Nacional” pohoi se, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ajo kishte siguruar një fitore ideologjike që mund të ndryshojë orientimin e Europës.

Dita e fundit e garës së ethshme u shënjua nga tensionet, ndërsa një turmë njerëzish kundër Le Penit u përpoq të pengonte vizitën e saj në një katedrale të njohur në Reims.

Liberali Emmanuel Macron e ka thelluar edhe më tej avantazhin e tij në sondazhe, që profetizojnë se ish-ministri i Ekonomisë do të rrëmbejë 62% të votave të dielën, ndërsa Le Peni nuk do të arrijë të grumbullojë më shumë se 38%.Ndërkohë, vetëm 48 orë para zgjedhjeve, alarmi në Francë është maksimal.

“Vritini kandidatët e zgjedhjeve presidenciale franceze gjatë balotazhit dhe personelin e qendrave të votimit”. Ky është apeli që i lëshon Shteti Islamik të ashtuquajturve “ujqër vetmitarë xhihadistë” në versionin francez të revistës së tyre “Rumiyah”, e publikuar në internet pikërisht në prag të votimit të 7 majit.

“Mos e harroni detyrën tuaj si myslimanë. Zgjidhni një kandidat për të vrarë dhe një qendër për t’i vënë zjarrin”, është thirrja e grupit ekstremist, e publikuar më pas edhe në rrjetin social “Tëitter”.

Në kopertinën e edicionin francez të revistës shfaqet një dorë teksa hedh votën në kutinë e votimit, e përfshirë nga flakët. Në tekst nuk përmenden emrat e Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, por akti terrorist justifikohet me pretendimin se, cilido që merr pjesë në votim është i pabesë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Kavaja nuk vlen sa gjithë Shqipëria

Kavaja nuk vlen sa gjithë Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In