• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

by E S
07/06/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar – komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë – pritet të jenë testi i parë elektoral për pushtetin dhe opozitën në Serbi, që nga shpërthimi i protestave studentore pas rrëzimit të një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Për këtë arsye, edhe pse janë komuna me pak banorë, ato janë kthyer në një temë të rëndësishme javëve të fundit dhe në destinacione të domosdoshme vizitash për zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe vetë Vuçiqin.

Kosjeriçi ka rreth 10 mijë banorë, ndërsa Zajeçari afër 48 mijë.

“Për herë të parë do të shohim nëse rënia e SNS-së, që e kemi konstatuar në disa sondazhe dhe që reflektohet qartë edhe në atmosferën shoqërore, do të përkthehet në rezultat konkret”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë politikologu Dejan Bursaq, nga Instituti për Studime Politike i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd.

Cilat janë kërkesat e studentëve?

Studentët protestues kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të publikojnë dokumentacionin e plotë mbi rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad dhe shembjen e strehës – që shkaktoi vdekjen e 16 personave – për të përcaktuar përgjegjësinë për tragjedinë.

Ata, gjithashtu, kërkojnë që të identifikohen dhe të ndiqen penalisht personat që kanë sulmuar protestuesit në mbarë Serbinë, pas incidentit.

Kërkesat tjera përfshijnë lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave dhe ndaljen e procedimeve penale ndaj tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Që nga maji, kërkesë kryesore është bërë edhe shpallja e zgjedhjeve të reja, me qëllim që pushteti i ri t’i adresojë dhe përmbushë këto kërkesa.

Pse janë të rëndësishme zgjedhjet në Kosjeriq dhe Zajeçar?

SNS-ja, që udhëheq qeverinë dhe drejton Kosjeriqin e Zajeçarin prej më shumë se një dekade, do të përpiqet ta ruajë epërsinë në zgjedhjet lokale të 8 qershorit në këto komuna.

Zgjedhjet konsiderohen si testi i parë për mbështetjen që gëzon SNS-ja pas muajve të krizës politike, të shoqëruar me protestat e studentëve dhe bllokimin e fakulteteve nga ana e tyre.

Në Kosjeriq, opozita iu përgjigj thirrjes së studentëve vendas, hoqi simbolet partiake dhe dorëzoi një listë të përbashkët qytetare.

Studentët protestues e mbështetën këtë nismë, duke kërkuar që qytetarët të votojnë të bashkuar.

Në anën tjetër, udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç – partia e të cilit është partnere e SNS-së në qeveri – gjatë një vizite në Kosjeriq më 1 qershor, u bëri thirrje votuesve të përkrahin listën e përbashkët të koalicionit.

Për dallim nga Kosjeriçi, në Zajeçar, opozita nuk arriti marrëveshje për daljen e përbashkët në zgjedhje.

Bursaç thotë se marrëveshja opozitë-studentë në Kosjeriç mund të shërbejë si model për organizim të ngjashëm në nivel kombëtar, nëse pushteti pranon kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Në nivel lokal është më e lehtë, sepse komunitetet janë të vogla dhe njerëzit njihen mes vete, dhe financimi i partive nuk vjen zakonisht nga niveli lokal. Por, kjo është një zgjedhje që opozita duhet ta bëjë. Mendoj se edhe ata e dinë se, nëse qëllim i tyre është rrëzimi i regjimit të Vuçiçit, atëherë ndoshta duhet t’i sakrifikojnë interesat partiake”, thotë Bursaç.

Ata thanë se kanë vendosur për këtë hap, sepse “pushteti nuk është duke ndërmarrë asnjë iniciativë” për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Për këtë kërkesë, ata morën edhe mbështetjen e shumicës së partive dhe lëvizjeve opozitare.

Nëse zgjedhjet shpallen, studentët protestues thanë se nuk do të paraqesin listë kandidatësh për deputetë, por do t’i japin mbështetjen e tyre një liste, për të cilën besojnë se do të mund të formonte një qeveri që do t’i plotësonte kërkesat e tyre.

Megjithatë, në disa emisione, ata theksuan se në listën që do të mbështesnin, nuk do të kishte përfaqësues të opozitës aktuale.

Duke iu përgjigjur kërkesës për shpalljen e zgjedhjeve të reja, Vuçiq tha se do të veprojë në përputhje me nevojat e vendit dhe popullit dhe se, në bazë të tyre, do t’i marrë vendimet./ REL

Next Post
Katër të arrestuar në Milano, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

Katër të arrestuar në Milano, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

“Çështjet komplekse zgjasin deri në 2 vite”, SPAK njoftim zyrtar: Kërkohet angazhimi i prokurorit dhe hetuesve të posaçëm

March 6, 2026
Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

March 6, 2026
Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

March 6, 2026
Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

March 6, 2026
“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

March 6, 2026
Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

March 6, 2026
Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In