Partia Demokratike i ka dhënë një seriozitet maksimal asaj që ajo e cilëson si tentativë për blerjen e votës në qarkun Dibër.
Në prag të zgjedhjeve për bashkinë në fjalë, mësohet se PD ka ngritur një strukturë të posaçme të përbërë nga 100 persona, mes tyre shumë ish-policë. Në këtë strukturë që do të tentojë ruajtjen e votave, sipas PD, bëjnë pjesë edhe të rinj nga korpusi “Azem Hajdari”.
Kjo lëvizje e PD vjen 3 javë para zgjedhjeve të parakohëshme për bashkinë Dibër, ku për opozitën garon Sherefedin Shehu.