• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Dibër dhe rrëzimi i padisë nga Gjykata, reagon PS: Ra pezullimi por jo pavlefshmëria

by Java News
09/08/2016 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e PS-së për të pezulluar efektet e dekretit të Bujar Nishanit për zgjedhjet në Dibër në 11 shtator.

Në një seancë të shkurtër që zhvillohet 5 ditë pas depozitimit të padisë, trupa Gjyqësore e Administratives ka rrëzuar kërkesën për masën e sigurisë që shoqëronte padinë kryesore të selisë rozë.

Por burime zyrtare nga selia rozë shprehen: “Partia Socialiste ka kërkuar “Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm, të Dekretit Nr.9716, datë 02.08.2016, te Presidentit të Republikës i cili është edhe thelbi i gjykim, gjykim i cili do te fillojë në muajin shtator për shkak të pushimeve të Gjykatës Administrative.

Gjithashtu paralelisht me kërkesë padinë ka paraqitur një kërkesë të dytë, “Kërkesë për Masë Sigurie” me anë të së cilës ka kërkuar “Pezullimin e zbatimit të aktit administrativ, Dekretit te Presidentit”, kërkesë e cila ka një afat shqyrtimi prej 5 ditësh nga depozitimi.

Duam të bëjmë me dije se mospranimi i kërkesës për masën e sigurisë nuk cënon thelbin e ankimit të Partisë Socialiste, pra pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit, i cili do të shqyrtohet në muajin shtator, sapo Gjykata te rifilloje nga puna”.

Partia Socialiste padinë e saj e bazonte në nenet 108 dhe 111 të Kodit të Procedurës Administrative, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë absolute dhe pezullimin e efektit të dekretit të Nishanit.

Shpallja e datës së zgjedhjeve për bashkinë e Dibrës para se vendimi i gjykatës Kushtetuese të publikohet në fletoren zyrtare, shkel kushtetutën dhe kodin zgjedhor gjithashtu, sipas selisë rozë.

Presidenti me dekretin e tij të 2 gushtit pretendohet se ka shkelur nenin 132, pika 2, të Kushtetutës dhe nenin 10 të kodit zgjedhor, shkruan report tv. Por duke qenë se bëhet fjalë për pushtet vendor, akti merr vlere administrative, ndaj PS iu drejtua kësaj gjykate. Presidenti përcaktoi 11 shatorin për zgjedhjet në Dibër pasi në 1 gusht gjykata kushtetuese e quajti të vlefshme procedurën e ndjekur nga qeveria për shkarkimin e Shukri Xhelilit.

Xhelili vazhdon të mbetet në burg pas skandalit seksual të majit, ku u filmua teksa kërkonte favore seksuale nga një 20 vjecare në këmbim të rritjes në detyrë. Më 13 Maj ai u shkarkua nga qeveria , ndërsa 2 ditë më pas u arrestua. Vendime të cilin e ankimoi në gjykatë Kushtetues edhe të Lartë.

Next Post

Sarandë/ Shpërthen bombola në lokal, plagosen pronarja dhe dy punonjëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In