• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, si ndeshje derbi… 

by Eduard Zaloshnja
15/10/2025 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja 

Po të huazojmë një metaforë nga bota e futbollit, zgjedhjet në Bashkinë Tiranë janë ekuivalenti i një ndeshje derbi kryeqytetase. Ndeshjet nëpër rrethe kanë secila rëndësinë e vet në kampionatin shqiptar, por derbi kryeqytetas tërheq gjithnjë vëmendje të veçantë në opinionin futbollistik. Ashtu sikurse gara bashkiake e kryeqytetit në opinionin politik… 

“Derbi” i fundit elektoral kryeqytetas me stadium të mbushur plot e përplot u luajt më 8 maj 2011, kur pothuaj 85% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu morën pjesë në to. Dhe ajo garë u mbyll me fotofinish, deri në milimetrat e fundit të saj. 

Por pas asaj gare të paharrueshme, “stadiumi elektoral” i kryeqytetit nuk është mbushur më plot e përplot… 

Kështu, më 2015, vetëm 65% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu morën pjesë në zgjedhje. Dhe shkallë të pambushura në “stadiumin elektoral” kryeqytetas kishin tribunat e opozitës – përkrahësit socialistë i mbushën pothuaj plot tribunat e tyre. Si rezultat, Erion Veliaj i PS-së mori 44 mijë vota më shumë se Halim Kosova i PD-së. 

Më 2019, vetëm 34% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu morën pjesë në zgjedhje. Por kjo përqindje tejet e ulët ishte pasojë e bojkotimit idiot të zgjedhjeve nga opozita. Sidoqoftë, përkrahësit socialistë i mbushën pothuaj plot tribunat e tyre. Si rezultat, Erion Veliaj i PS-së mori pothuaj 155 mijë vota. 

Më 2023, vetëm 60% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu morën pjesë në zgjedhje. Dhe shkallë të pambushura në “stadiumin elektoral” kryeqytetas kishin tribunat e opozitës – përkrahësit socialistë i mbushën pothuaj plot tribunat e tyre. Si rezultat, Erion Veliaj i PS-së mori pothuaj 60 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi i PD-së. 

Zgjedhjet e radhës në Tiranë nuk dihet se kur do të zhvillohen (varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese më 31 tetor), por në qoftë se do të ishin zhvilluar sot, vetëm 57% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu do të merrnin pjesë. Kështu rezultoi nga sondazhi i përjavshëm “Zëri i Shqiptarëve”, që kryej për ABC NEWS.  

Dhe shkallë të pambushura në “stadiumin elektoral” kryeqytetas kanë tribunat e opozitës – përkrahësit socialistë i mbushin pothuaj plot tribunat e tyre. Si rezultat, Ogerta Manastrilu mund të marrë plot 40 mijë vota më shumë se Florjan Binaj i PD-së, në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot… 

 

 

Next Post
Faza “Play Off” e Botërorit/ Shqipëria drejt vazos së tretë, kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve

Faza “Play Off” e Botërorit/ Shqipëria drejt vazos së tretë, kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In