Komisioni i Rithemelimit ka propozuar disa nga emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet që do të zhvillohen më 6 mars në Bashkinë e Lushnjës.
Komisioni i Rithemelimit ka propozuar 7 emra, ku me te spikaturit janë Arben Zajmi, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.
Ka qenë anëtari i grupit të rithemelimit, Klevis Balliu që gjatë takimit me mbështetësit e berishës në Lushnjë deklaroi se “emrat e propozuar për kandidatë për kryetar bashkie do të votohen nga anëtarësia e PD”./m.j