Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka shkuar në Lezhë, ku pretendohet se është ushtruar dhunë ndaj një militanti të tij.
Nga Lezha Meta ka thyer heshtjen zgjedhore dhe shkelur Kodin Zgjedhor (nenin 77 dhe 174 ku saktësohet se në rast deklaratash politike konsiderohet shkelje Kodi dhe parashikon gjobë 5 mln lekë për subjektin zgjedhor dhe 20 mln për median që e transmeton).
Meta u shpreh se “Ti thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vetë dhe miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve.Të ngrihemi të gjithë për dërrmuar bandat e rilindjes,bandat e drogës,bandat që duan të vjedhin,votën,dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe fëmijëve të Lezhës”
Dukshëm është shkelur Kodi Zgjedhor nga Meta teksa sheh deklaratën e tij publike.
Nderkaq PS ka reaguar fort lidhur me keto deklarata te Metes duke i cilesuar deklaratat e tij “provokime mizerabel”. PS u kerkon anetareve dhe simpatizanteve te saj te ruajne qetesine dhe te mos bien pre e provokimeve te Metes.
Deklarata
Deklarate e Partise Socialiste te Shqiperise Partia Socialiste e Shqiperise shpreh keqardhjen per sjelljen antiligjore te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me te dyja kembet Kodin Zgjedhor qysh prej dites se djeshme dhe sot ne vazhdim. Perpjekja e zotit Meta per te tensionuar situaten, me deklarata te papergjegjshme dhe deklaratat zyrtare te LSI-se me akuza vulgare ndaj socialisteve dhe vete Policise se Shtetit, jane te denueshme moralisht, politikisht dhe ligjerisht.
Partia Socialiste u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare te marrin pjese masivisht ne votim dhe u kerkon te gjithe ekipeve elektorale, votuesve, mbeshtetesve si edhe simpatizanteve te saj, te ruajne qetesine. Mos bini pre e provokimeve skandaloze te Presidentit te zgjedhur e te eksponenteve te partise se tij, sidomos te “vezhguesve” te LSI qe ne disa zona jane elemente me precendente penale. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Shqiperise sot me voten tuaj dhe perballoni me shume vetepermbajtje, ofensiven mizerabel te Presidentit te zgjedhur mbi procesin zgjedhor. Keto zgjedhje, jane nisur per te qene me cdo aspekt me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere, prandaj cdo zgjedhes e zgjedhese qe merr pjese me qetesi e qytetari ne votime, pavaresisht per ke voton, jep nje kontribut te shkelqyer qytetar e atdhetar. Partia e Presidentit te zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ua prishe dot kete feste demokratike Shqiperise e shqiptareve. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me e sigurte, me e forte, me e mire, Shqiperia neser.