• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet mësim për Trump, senatin e mbajnë republikanët, demokratët rimarrin Kongresin

by Java News
07/11/2018 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët duket se e rimorën shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkohë që shumica e Senatit mbetet në duart e republikanëve. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e lartë. Gara vazhdon për të ndryshuar balancën e pushtetit në Kongres. Demokratët duan të arrijnë shumicën në të dy Dhomat e Kongresit. Nëse e arrijnë këtë ata do të jenë në gjendje të pengojnë Trumpin të qeverisë i lirë. Në shumë zona zgjedhore rezulatet janë të paqarta dhe gara është shumë e nxehtë. Fituesit e parë janë bërë ndërkohë të ditur. Në Nju Jork të gjithë kongresmenët e zgjedhur janë nga Partia Demokrate. Mes tyre edhe kongresmeni i mirënjohur prej shqiptarëve, Eliot Engel. Senatori i pavarur Bernie Sanders, arriti të rizgjidhej lehtë në Vermont. Kongresmenia e parë myslimane në historinë e Amerikës, do të jetë Rashida Tlaib, e sapozgjedhur në Miçigan. Katër gra i janë shtuar tashmë Senatit duke shtuar numrin e grave në përfaqësimin në institucionet më të larta të vendit. Mediat në Amerikë në përgjithësi folën për një “valë rozë” në këto zgjedhje, për shkak të numrit të lartë të grave kandidate.

USA Halbzeitwahlen 2018 | midterms | Demokraten in Washington (Reuters/A. Drago)

Çështjet teknike

Lidhur me ecurinë e zgjedhjeve, mediat njoftuan gjatë gjithë ditës për rradhët e gjata dhe kohën e gjatë të pritjes së zgjedhësve për të dhënë votën. Sidomos në orët e para të mëngjesit. Qendrat e votimit u hapën që në orën 6 të mëngjesit për t’ i dhënë mundësi njerëzve të votonin, dhe të vazhdonin punën, meqenëse sot përveç që ishte ditë votimi, ishte ditë normale pune për të gjithë. Dy grupet e të drejtave të njeriut kërkuan shtyrjen e orarit të mbylljes së qendrave, për shkak të radhëve të gjata.

Grupe të të drejtave të njeriut njoftuan për probleme me makineritë e votimit, në 12 shtete. Këto zgjedhje organizohen nga autoritetet vendore në çdo shtet, dhe jo nga autoritetet federale.

Shoqëria amerikane është shumë e përçarë dhe kjo përçarje karakterizoi edhe zgjedhjet. Shumë vetë mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Temat më të rëndësishme për qytetarët amerikanë kanë qenë gjatë zgjedhjeve migracioni, sigurimi shëndetësor dhe ekonomia. Ditët e fundit presidenti Trump e ashpërsoi retorikën për migrantët që po pushtojnë Amerikën dhe shau liberalët amerikanë, gjëra që i interesojnë zgjedhësve konservatorë.

Kurse demokratët përdorën temat që kanë lidhje me jetën e përditshme, si sigurimi shëndetësor për të gjithë, dhe ruajtja e sigurimit shëndetësor edhe për të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore.

USA Virginia Jennifer Wexton (picture-alliance/AP Photo/The Washington Post/J. Chikwendiu)

Testim për Trumpin

Votimet që zhvillohen në mes të periudhës së qëndrimit në post të presidentit, shihen si testim për politikën e tij. Kjo në përgjithësi, por në rastin e Trumpit edhe në veçanti, për shkak të polarizimit të madh që ka shkaktuar politika e tij. Shumë nga zgjedhësit thanë se shkuan të votojnë për t’ i treguar presidentit se nuk janë dakord me politikën e tij.

“Sot nuk është puna vetëm demokratë apo republikanë. Puna është tek rikthimi i kushtetutës dhe balancimi i administratës së Trumpit,” tha Nancy Pelosi, që drejton fraksionin demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve.

Vetë presidenti Trump qëndroi ditën e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, dhe vazhdoi të dërgonte mesazhe me twitter. Demokratët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe ai nuk do ta ketë të hapur rrugën për të vazhduar politikën e tij si deri tani, pa patur nevojë të bëjë kompromise. Projektligje për çështje të rëndësishme nuk mund ta kalojnë Kongresin pa miratimin e demokratëve. DW/ma.me

USA Halbzeitwahlen 2018 | midterms (picture-alliance/AP Photo/E. Gay)
Next Post
Rama: Shërbimi i urgjencës problematik, do shtohen edhe 32 ambulanca të reja

“Platforma për bashkëqeverisje”/ Rama: Po mbillet fara e vetëdijes në administratën shtetërore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In