• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet maqedonase, Gruevski e Ahmeti i kanë vota për të mbetur në qeveri

by Java News
13/12/2016 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektohen më në fund rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, në Maqedoni, opozita bën suprizë por humbet për dy vende.

VMRO e ish-kryeministrit Gruevski është ajo që ka festuar sonte, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar më në fund, projektimet e rezultateve përfundimtare.
Në krye ka dalë VMRO-DPMNE me 51 vende, pastaj LSDM me 49, BDI 10, LËVIZJA BESA 5, ALEANCA PËR SHQIPTARËT 3 dhe PDSH 2.

Sipas kësaj renditje, Gruevski dhe Ali Ahmeti i kanë së bashku 61 vende, saktësisht sa u duhen për të formuar një koalicion qeverisës.
Nuk dihet ende nëse do të ndodhë, por në këtë moment duket si rezultati më i mundshëm.

Ndonëse mbështetësit e Gruevskit po festojnë, ka pak për t’u gëzuar për ta në këtë situatë. E para, BDI ka premtuar bashkë me partitë e tjera shqiptare që nuk do të bëjë koalicion me VMRO-në, përpara zgjedhjeve.

Edhe sikur të mos kishte premtuar, Ahmeti mund të ketë arsye të ngurrojë pas përdorimit nga partia në pushtet të “gogolit shqiptar”, gjatë fushatës zgjedhore. Partia e Gruevskit u mundua t’i trembë maqedonasit duke u thënë se Zaevi dhe LSDM do t’i detyrojnë fëmijët maqedonas të mësojnë shqip në shkollë, etj.

Edhe sikur Ahmeti të mbajë hundën me dorë dhe të hyjë përsëri në pazarin e Gruevskit, kjo do të ishte një shumicë shumë delikate në parlament. Mjafton që nja-dy deputetë të rebelohen dhe planet e koalicionit hidhen në erë. Gruevski dhe Ahmeti do të mbeten duke vrapuar pas të pakënaqurve. Po në fund, nuk mund t’i kënaqin të gjithë.

Pres një qendrueshmëri shumë të brishtë politike për Maqedoninë në të ardhmen e afërt dhe ndoshta një palë tjetër zgjedhjesh të parakohshme.

Nga ana tjetër, Ahmeti mund të pranojë koalicionin edhe pse BDI është në rënie dhe nëse prirja vazhdon, mund të mos i vijë më ky rast.

Çështja tani mbase do të jetë se çfarë kushtesh do të vendosë BDI për t’ia dhënë përsëri pushtetin VMRO-së. A do të jetë ky bashkim nga ideali, bashkim nga aritmetika e fituesit, apo nga frika e daljes në opozitë?

Social-demokratët e kanë pritur si lajm zie, renditjen përfundimtare të partive me numrat e deputetëve. Po ashtu kanë mbetur të zhgënjyer edhe dy partitë e reja shqiptare.

Mirëpo, vetëm pak ditë më parë, opozita dukej se nuk kishte shpresë të merrte as një të tretën e votës. Kurse Besa e Aleanca shiheshin si nisma që do të kishin fatin e RDK-së dhe Lëvizjes Koha.

Këto parti mund të kenë shansin për të krijuar një koalicion të tyrin paralel nëse dështon ai VMRO-BDI. Ose mund t’u jepet rasti të dalin në zgjedhje të parakohshme përsëri. Ato duhet të gjejnë ngushëllim në faktin se u thye miti i pamposhtmërisë së Gruevskit.

Nga ana tjetër, nuk është çudi që VMRO shpreson që këto zgjedhje të kenë qenë një anomali. Se e majta do të rikthehet te apatia e saj, se SHBA me Trump dhe BE me halle nuk do të merren më me korrupsionin në Maqedoni dhe se tani për katër vjet nuk do të kenë më për çfarë të shqetësohen.

Po vendi është i shqetësuar dhe problemet e krizës së refugjatëve, të ekonomisë, të konfliktit me Greqinë, të ndarjes etnike e fetare e plot të tjera mund të sjellin në çdo moment ndonjë krizë të re.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha, media pranë VMRO-së është bërë kaq shumë anti-amerikane dhe anti-perëndimore në dy vitet e fundit saqë shqiptarët janë gjithnjë e më të pakënaqur me këtë bashkëjetesë. Ndërhyrja ruse është e qartë edhe në këtë vend të Ballkanit dhe nuk premton asgjë të mirë.

Nuk ka asgjë të garantuar në Maqedoni, tani, edhe sikur vërtet, Gruevski dhe Ahmeti të realizojnë me sukses, martesën politike të radhës.

Ruben Avxhiu/Illyria/d.i.

Next Post
Përgjimet, bisedat që futën në kurth bandën e “Gentit”

Arratiset nga policia e Korfuzit, por liria e hajdutit shqiptar zgjat pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In