• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale te dera dhe opozita ‘bjeri t’i biem, të dalë ku të dalë’

by A R
27/09/2018 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Tashmë kur ka filluar numërimi mbrapsht i kalendarit të zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, situata aktuale politike duket se është shumë larg të qenit të brenda natyrës dhe specifikave të këtyre zgjedhjeve. Mazhoranca mësohet se ka ngritur grupet e saj të punës, lidhur me këto zgjedhje, ndërsa opozita vijon të jetë e fokusuar në traditën e saj për t’u marrë 24 orë me Ramën, pa mundur ende të strukturohet për specifikat që mbart zgjedhja e përfaqësuesve vendorë në rang kombëtar. Ndërkohë që pritej skicimi i projektit të opozitës për zgjedhjet vendore, në tregun politik janë hedhur për konsum disa nisma të saj si “vettingu në politikë”, “paketa anti-mafia”, “video-regjistrime” tërësisht të dyshimta etj. Fabula, të cilat më shumë duket se kanë të bëjnë me probleme personale dhe futje të ‘shkopijve nën rrota’ të prezencës kushtetuese të ndërkombëtarëve në porocesin e vettingut si në drejtësi ashtu edhe në politikë nëpërmjet SPAK dhe Byrorës Kombëtare të Hetimit.

Zhvillimi i shoqërisë shqiptare gjatë këtyre 30 viteve të fundit është shumë larg perceptimit të përgjithshëm që kanë politikanët, sidomos ata të opozitës, ndaj votuesve. Shifrat e sondazheve të fundit flasin qartazi për një mungesë të theksuar të interesit të zgjedhësve sa i përket tezave të “antikomunizmit”, “bllokmenëve dhe neobllokmenëve’, “fajin e ka Saliu”, “këlyshët e Enver Hoxhës”, “Basha kukulla e Berishës” etj., etj. Askush “s’e vë ujin në zjarr” për deklamime tipike ‘të dala boje’. Tashmë pjesa dërrmuese e zgjedhësve janë të interesuar për hapësirat rreth vendit ku ata banojnë, si dhe për qytetin apo fshatin ku kanë vendosur të ndërtojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Përpjekjet për t’i kthyer zgjedhjet vendore në referendume politike më së shumti kanë penalizuar vetë strategët e kësaj strategjie, pasi interesat lokale janë diametralisht të kundërta me betejat politike për vende në Kuvend.

Ana pozitive e opozitës deri në këto momente është fakti se po arrin të jetë e bashkuar përballë mazhorancës, pamvarsisht kualiteteve dhe peshave elektorale që mbartin disa parti të opozitare. Por të qenurit bashkë, sipas sondazheve, nuk i ka shtuar asaj vota në elektorat, aq më shumë mandate në Kuvend, pavarësisht bashkimit ditët e fundit edhe të PDIU-s , ku si forcë numerike ka shkuar vetëm kryetari, por pa 3 deputetët që PDIU ka në Parlament. Kjo është vetëm ana formale. Në esencë ende nuk ka një marrëveshje elektorale mes PD dhe aleatëve të saj, ku LSI pretendon të kandidojë në jo pak zona, kryesisht të majta, me shpresën për të ruajtur peshën e saj elektorale dhe ndikimin politik brenda opozitës.

Në kohën kur ende nuk është skicuar një marrëveshje elektor mes partive të opozitës mbetet në pikëpyetje dhe pjesëmarrja e saj në zgjedhje. Fakti që opozita hesht për Reformën Zgjedhore, ku nëpërmjet instrumentave ligjor rrit garancinë për një proces zgjedhor të ndershëm e transparent, shton dyshimet se opozita seriozisht po mendon “t’ia mbathë’ nga ballafaqimi elektoral. Kushti i saj se “me Ramën Kryeministër nuk hyjmë në zgjedhje” s’përbën asnjë rëndësi, pasi zgjedhja e kryeministrit nuk është vullnet i opozitës, por vullnet i mazhorancës. Vetëm ajo mund ta mbajnë ose ta rrëzojë kryeministrin e saj në Kuvend. Nga ana tjetër, të deklarosh çdo palë zgjedhje se ‘nuk hyn në zgjedhje’, më shumë shpreh panik, i cili më pas rezulton edhe në një dështim të provuar elektoral siç ishin zgjedhjet politike të 2017. Lojëra të tilla “hy, s’hy në zgjedhje” në zgjedhjet vendore kanë efekt shumë herë më dramatik se zgjedhjet e përgjithshme, pasi, në një farë mënyre, jeta e miliona shqiptarëve lidhet me qeverisjen lokale. Bojkotimi i zgjedhjeve vendore thjeshtë penalizon ata të cilët e ideojnë si strategji.

Opozita, ka thuajse në të gjitha bashkitë e vendit zyra partiake duke filluar që nga kryetari, nënkryetari etj. Në të gjitha bashkitë ka edhe të zgjedhurit e saj lokal. Por në 4 vite ka munguar thuajse tërësisht një ballafaqim i fakteve mes premtimeve të bëra nga kryebashkiakët e zgjedhur dhe arritjeve konkrete. Në pjesën dërrmuese të vendeve evropiane janë pikërisht të zgjedhurit lokal ata të cilët mbushin mediat me konferenca shtypi, pasi problemet lokale lidhen drejtpërsëdrejti me jetesën e komuniteteve. Kurse në vendin tonë vijon tradita e konferencave të shtypit për çdo lloj politikani apo banditi, por veç për njerëzit nuk flet askush. Sfidat e opozitës në zgjedhjet vendore janë shumë më serioze se sa mbledhjet e grupeve të saj parlamentare sa në një hotel në një tjetër në qytete të ndryshme të vendit. Ajo ndodhet në disavantazh të thellë si në rang bashkishë ashtu edhe numrash në Kuvend. Hendeku është aq i thellë sa zor se mund të mbushet me stilin politik “babale”. Natyrisht që askush s’mund t’i thotë opozitës se çfarë duhet të bëjë, të hy apo jo në zgjedhje, të bëjë platforma se njerëzit nuk votojnë më me frymë, por me projekte, se duhet të zgjerojë koalicionin apo jo, se si duhet t’i zgjedhë kandidatët, apo se sa zona duhet t’i japë LSI-s apo PDIU-s. Por natyrisht mund t’i thuhet se në zgjedhje nuk hyhet më “bjeri t’i biem, të dalë ku të dalë’.

Next Post
Flet deputeti i PS: Xhisiela e denoncoi tim bir, sepse e pa me një vajzë tjetër

Flet deputeti i PS: Xhisiela e denoncoi tim bir, sepse e pa me një vajzë tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In