• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zgjedhjet lokale/Taksa e pronës mbetet “peng” i politikës, parashikimi pesimist për muajt në vijim

by Java News
28/04/2019 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar më shumë se një vit nga hyrja në fuqi e metodologjisë së re të taksës së pasurisë që “shkarkohet” tek qytetarët shqiptarë, por bashkitë nuk e kanë vënë “ujin në zjarr” për ta mbledhur.

Afrimi i zgjedhjeve lokale, të cilat janë përcaktuar më datën 30 Qershor 2019, duket se ka qenë pengesa kryesore e bashkiakëve, të cilët për hir të ruajtjes së bastionit të tyre dhe për të mos “prishur qejfin” e votuesve,  po sakrifikojnë të ardhurat e tyre që siguroheshin nga formula e re, ku detyrimi llogaritet në bazë të vlerës së tregut dhe jo më të sipërfaqes.

2019-ta nis “gropë”

Megjithëse bashkitë kishin një periudhë kohore prej 9 muajsh, që nga marrja e vendimit për zbatimin e metodologjisë së re të taksës së pronës, nga 1 prilli 2018, duket se sërish nuk janë bërë gati për ta aplikuar atë.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se për muajt Janar-Shkurt 2019, bashkitë kanë ulur performancën e mbledhjes së taksës së pasurisë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht për muajin Janar 2019 janë mbledhur 221 milionë lekë taksë pasurie nga 267 milionë që janë mbledhur në Janar 2018,  apo rreth 46 milionë lekë më pak. I njëjti trend negativ ka vijuar edhe për gjatë muajit Shkurt 2019, ku janë mbledhur 431 milionë lekë, nga 494 milionë të arkëtuara në Shkurt 2018, apo rreth 63 milion lekë më pak.

Për vitit 2018, pushteti vendor mblodhi rreth 5.2 miliardë lekë nga taksa e pasurisë, me realizim në masën 97 për qind, duke lënë pa arkëtuar rreth 147 milionë lekë. Ndërsa për këtë vit, plani vjetor është rreth 6.9 miliardë lekë dhe mesa duket realizimi do të jetë shumë larg parashikimeve. Nëse muaji Janar dhe Shkurt 2019 ka nisur me perfomancë negative, logjikisht,  si vit zgjedhor dhe si periudhë tranzitore derisa bashkitë të “marrin veten” pas zgjedhjeve, duket se pritshmëritë për mbledhjen e taksës sipas parashikimeve nuk janë optimiste.

Drejtori i Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive thotë: “Nuk presim për më mirë. Por le të themi se vitit ka edhe 6 muaj të tjera pas zgjedhjeve, dhe unë mendoj që dinamika dhe kurba e fuqisë ekzekutuese të mbledhjes së kësaj takse nga administratorët lokalë do ketë rritjen e vet nga vjeshta dhe le të themi që në fund të vitit 2019, të kemi një rezultat të pranueshëm.

Unë nuk shikoj shenja pozitive, por do të dëshiroja që të ishte së paku me një përqindje pak më të lartë se viti 2018, megjithëse nuk pretendoj më shumë se kaq”, shprehet Haxhimali. Sipas tij, nëse pushteti vendor do arrinte të mblidhte 35 milionë euro, do të ishte “fitore”.

“Nëse do mblidhej me efektivitet, kjo taksë prone sipas llogaritjeve mund të shkojë nga 50 milionë deri në 80 milionë euro  në shkallë kombëtare, sigurisht ku pjesën me të madhe e ka Bashkia Tiranë. Por nuk e kam këtë pritshmëri.  Po të kapë diku tek 30-35 milionë euro, është pranueshëm referuar kushteve, problematikave, qoftë vitit zgjedhor, por edhe faktit që portofoli i qytetarëve është jashtëzakonisht i dobët në kushte të pamundësisë për të përballuar të taksa të tilla”, thekson Haxhimali.

Zgjedhjet, shkaku kryesor

Tashmë është një fenomen i njohur. Çdo vit zgjedhor, bie perfomanca e administratës, qoftë qendrore apo lokale, rriten shpenzimet, ulet kontrolli dhe shtohen abuzimet. Këtij fenomeni nuk mund t’i shpëtonte as formula e re për mbledhjen e taksës së pronës, e cila dihej që në krye të herës që nuk do të funksiononte, por që sërish u miratua pavarësisht se pushteti vendor nuk ishte gati dhe kadastra fiskale nuk ishte ngritur. Kështu që rezultati aktual nuk është një e papritur.

Më shumë se gjysma e bashkive në të gjithë vendin janë treguar indiferente ndaj metodologjisë e re të mbledhjes së taksës së pasurisë, duke mos dashur të humbasin edhe votues.

Kjo për shkak se qytetarët do të detyrohen të paguajnë më shumë.  Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali, bën me dije këtë fakt, ndërsa sqaron se pse ndodhemi në këtë situatë.

“Ky rezultat mund të jetë i qëllimshëm, referuar faktit që jemi vit zgjedhjesh dhe secili institucion vendor përpiqet që të mbajë atë linjën e vjetër të taksimit të qytetarëve, për arsye që tashmë dihen historikisht në Shqipëri, që në vit zgjedhjesh institucionet përpiqen mjaftueshëm që të mbajnë ekuilibrin dhe jo të rrisin nivelin e taksave, pasi niveli ekonomik i familjeve shqiptare nuk është shumë i shëndetshëm financiarisht dhe mund t’u kthehet të zgjedhurve vendor në bumerang.

Por gjithsesi ku nuk është niveli më i mirë, dhe ata duhet ta hedhin pas e ky stil duhet t’i përkasë të shkuarës dhe e ardhmja duhet t’i përkasë standadreve, çdo qytetarë duhet të paguajë dhe çdo qytetar duhet të marrë shërbimin”, sqaron Haxhimali.

Teksa komenton specifikisht shifrat e fillimit të vitit 2019, ku në fakt trendi duhej të ishte sërish ndryshe, Haxhimali përsëri ka si përgjigje kryesore zgjedhjet. Fakti që shifrat e të ardhurave të arkëtuara nga taksa e pasurisë në Janar- Shkurt 2019 janë më të ulëta se Janar-Shkurt 2018 lidhet kryesisht me faktin që përmenda më lart, që është vit zgjedhor, dhe presioni i taksambledhësve është më i amortizuar. Jemi në pikën e fundit të fuqisë për të zbatuar politikat fiskale nga pushteti vendor”.

Kadastra fiskale

Ndërsa bashkitë, të paktën zyrtarisht kanë nisur që nga data 1 Janar të mbledhin taksën e pronës me metodologjinë re e cila funksionon sipas vlerës së tregut, vetëm gjysma e ndërtesave janë në sistemin e kadastrës fiskale.

Mbi 650 mijë prona që janë jashtë platformës parashikohen të pjesë e saj në fund të vitit 2019 dhe do të ndiqet një rregull të cilin duhet ta menaxhojë pushteti vendor. Kjo është një tjetër arsye pse pushteti vendor nuk është gati për vjeljen e kësaj takse, që ka të bëjë me mungesën e një database të plotë, duke qenë se 200 mijë banesa janë në proces legalizimi, gjë që mund të krijojë edhe hapsira të mëdha për abuzime.

“Mbetet ende problem kadastra fiskale, që edhe pse po vazhdon të punohet në këtë drejtim, akoma nuk kemi një sistem të konsoliduar. Është e vështirë të thuhet që të gjitha pronat e paluajtshme në Shqipëri të kenë pasaportën e tyre. Të jetë i identifikuar pronari, qiramarësi, qiradhënësi, sa është sipërfaqja, vlera, sa është çmimi minimal fiskal i kësaj prone, kush janë koordinatat, në cilën zonë kadastrale ndodhet, dhe pastaj është pjesa që mund të bëhen përllogaritjet e duhura.

Pra të gjitha këto nuk janë të sinkronizuara siç duhet, të gjitha këto mangësi qoftë të pushtetit qendror së shumti, por edhe të bashkive, në fakt lënë mjaft për të dëshiruar. Ka një mungesë të vullneti jo shumë të fortë për ta realizuar këtë”, argumenton Dejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali.

Faktorët e tjerë

Megjithatë, vec zgjedhjeve, ka edhe disa faktorë të tjerë që kanë ndikuar në perfomancën negative të pushtetit vendor në aplikimin e formulës së re për mbledhjen e taksës së banesës. “Ligji nuk përcakton periudha tranzitore, megjithëse mund të shërbente për bashkitë kjo periudhë nga 1 Prilli deri në 1 Janar, për t’u konsoliduar sistemi në bashki.

Por në 33 bashki nuk janë sinkronizuar vendimet e këshillit me metodologjinë e re. Janë një sërë faktorësh. I pari është faktori politik. Faktori i dytë është transferimi i të dhënave nga hipotekat apo institucionet e tjera që mbajnë të dhëna për banesat, tek bashkitë. Problem tjetër lidhet edhe me kapacitetin dhe vullnetin e bashkive, burimet njerëzore, por edhe me faktin se është shumë e vështirë të identifikosh pronat në shumë bashki apo ti regjistrosh ato”, shprehet Haxhimali.

Por ai shton edhe shkaqe të tjera në listën e pengesave. “Ka dhe një problem tjetër që është mënyra e taksimit, megjithëse këtu ministria ka bërë një punë të mirë, që i ka pajisur me një sistem digjital, por edhe këtu rreth 30-40 për qind e të dhënave janë të sakta brenda sistemit dhe pjesa tjetër duhet që vetë specialistët e bashkive t’i verifikojnë.”

Formula e “vjeljes”, shqetësimet

Pas shumë diskutimeve për të caktuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si agjent për mbledhjen e taksë, u arrit në vendimin që të jenë bashkitë ato që do të përcaktojnë agjentin që u përshtatet.

Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15% . Për apartamentet e ndërtuara para 93, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion, vlera e taksës do të llogaritet mbi 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993, taksa do të llogaritet për të gjithë sipërfaqen që shfrytëzohet për banim.

Nga pagesa janë përjashtuar pensionistët e vetëm, familjet në ndihmë ekonomike dhe një sërë kategorish të tjera në nevojë. Por kjo jo për të gjithë. Vetëm gjysma e bashkive e aplikojnë metodën e re dhe gjysma jo. Kjo bën që qytetarët të jenë të pabarabartë në pagesën e taksës për pasuritë e patundshme që kanë në pronësi. Kjo pabarazi është lejuar nga vetë qeveria. Ka edhe një shqetësim tjetër: rëndesa që mund t’iu vijë si surprizë qytetarëve që aktualisht nuk paguajnë sipas formulës së re.

Mund të ndodhë që në momentin që të bëhen gati bashkitë, të përballen me një faturë të disa muajve bashkë të taksës, që do t’i rëndojë ata ekonomikisht. “Kjo është padrejtësia më e madhe dhe nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të ndahen grupe të ndryshme taksapaguesish. Por më e keqja është se sipas metodologjisë, qytetarët duhet ta paguajnë çdo muaj këtë taksë, e cila është vjetore, dhe është krejtësisht jo korrekte dhe jo në përputhje me ligjin që qytetarit t’i shkojë taksa në momentin që bashkia është gati për ta taksuar atë. Kjo nuk është korrekte”, shprehet Haxhimali. Elisabeta Dosku, Scan Magazine

 

 

 

Next Post
PD mbetet pa nënkryetarë, Statuti ‘cungon’ edhe Kryesinë

Qershor ‘19/E megjithatë, zgjedhjet do të bëhen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Indeksi i Korrupsionit, Transparency International publikon raportin, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, ja ku pozicionohet Kosova

Indeksi i Korrupsionit, Transparency International publikon raportin, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, ja ku pozicionohet Kosova

February 10, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, politologu: Qesharake, zhgënjyese dhe mllefonjëse!

February 10, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Protesta e opozitës, analisti: Synon të prodhojë lajm se në Shqipëri digjen institucionet

February 10, 2026
I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

February 10, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

February 10, 2026
“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

February 10, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Ndryshime në legjislacion, avokati: Asnjë ndërhyrje nuk bëhet pa miratimin e BE-së

February 10, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot në Shqipëri…

February 10, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

“Prokurori ka tejkaluar kompetencat”, analisti: Veliaj ende nuk është njohur me dosjen, skandaloze

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In