• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale, PD heq dorë nga bojkoti, nis përzgjedhjen e kandidatëve

by Java News
21/11/2018 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita shqiptare nuk do të bojkotojë zgjedhjet lokale, pavarësisht plotësimit apo jo të kushteve të saj për Vetingun në politikë, votim e numërim elektronik dhe rikthimin e konsensusit për reformën në drejtësi. Partia më e madhe në opozitë do të nisë ngritjen e shtabeve elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2019, brenda muajit dhjetor të këtij viti.

Plani për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale është diskutuar gjatë mbledhjes së djeshme të Kryesisë dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Parashikimi për ngritjen e shtabeve elektorale, menjëherë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, hedh poshtë të gjitha dyshimet dhe zërat se opozita do të bojkotojë zgjedhjet. Ndërkaq, në PD vijon procesi i piketimit të kandidatëve për drejtimin e 61 bashkive.

Prej disa javësh, në bazën e Partisë Demokratike po mblidhen propozimet për kandidaturat për zgjedhjet lokale, kandidatë për kryebashkiakë dhe këshilltarë. Lista me kandidatura do t’i paraqitet kryetarit Lulzim Basha, ndonëse sipas statutit të ndryshuar të PD, kryetari duhet të qëndrojë larg këtij procesi. Nga ana e tij, Basha, pas konsultimeve me rrethin e ngushtë në PD, do të përcaktojë përfundimisht emrat, të cilët do t’i nënshtrohen një kalimi formal në Kryesi dhe Këshillin Kombëtar.

Diskutimet e tjera
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat dhe Kryesisë së PD është diskutuar edhe rreth seancës parlamentare të ditës së enjte, ku do të shqyrtohet buxheti për vitin 2019. Ndërkohë që në Kuvend pritet që të diskutohet projektligji për buxhetin e vitit 2019, PD-ja ka thirrur në biznesmenë dhe ekonomisë për ta diskutuar buxhetin e ri me ta. Çështje të tjera të diskutuara në mbledhjen e grupit ishin mbështetja e protestës së banorëve tek Unaza e Re dhe përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë, ku Basha kërkoi që procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme për t’i paraprirë mbledhjes së Kuvendit kombëtar më 15 dhjetor. “Ne duhet të vazhdojmë të diktojmë axhendën politike të vendit, ashtu siç kemi bërë deri më tani”, ka pohuar Basha.

Vetingu i politikanëve
Një pikë tjetër e diskutuar gjatë mbledhjes është edhe informimi për misionin e Komisionit të Venecias, opinion i të cilëve mbi Vetingun e politikanëve pritet që të dalë pas dy javësh. Një çështje mjaft e rëndësishme siç është ajo e djegies së mandateve duket se është anashkaluar nga ana e PD-së. Më datë 19 dhjetor opozita ka afatin e fundit për t’u rikthyer në parlament pasi rrezikojnë që t’u digjet mandati pasi që prej fillimit të këtij sesioni më datë 3 shtator opozita ka braktisur çdo Komision, përveç atij të ligjeve, dhe çdo seancë plenare. Ndërkohë që seanca e radhës pritet të jetë në janar. Paralelisht me seancat plenare, grupi i PD dhe LSI mblidheshin në qytete problematike me krimin në vendit si: Shkodra, Durrësi, Vlora apo dhe Elbasani.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Tiranë, merr flakë makina tek Zogu i Zi, ja arsyeja

Elbasan, makina në pronësi të Aleksandër Ymerit përfshihet nga flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In