Dje qytetarët e Shqipërisë në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve.
Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.
Është mbyllur procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Kolonjës ku u numëruan 34 kuti votimi.
Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai fitoi me 4278 vota kundër Fatjon Feka i cili mori 304 vota.
Kujtojmë që Erion Isai nuk vjen nga bota e politikës, por nga arti dhe së fundmi ai mbante postin e drejtorit të Teatrit të Kukullave, nga i cili hoqi dorë, për shkak të kandidimit për kryebashkiak të Kolonjës.
g.kosovari