• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet lokale në Turqi, opozita “i rrëmben” kryeqytetin Erdoganit?

by Java News
01/04/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliona turq votuan këtë të dielë në zgjedhjet lokale anembanë vendit, të cilat konsiderohen si një “referendum” për politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Rezultatet paraprake flasin për një përmbysje historike të partisë kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), e cila mban një kryesim të brishtë në kryeqytetin Ankara. Ndërkohë, në qytetin me popullsinë më të madhe të vendit, Stamboll, rezultatet janë aq shumë të ngushta, sa që nuk mund të përcaktohet një fitues, edhe pse partia qeveritare AK duket se kryeson.

Më shumë se 57 milionë shtetas turq ishin regjistruar me të drejtë vote për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e rinj.

Zgjedhjet vijnë në një periudhë tejet të turbullt dhe mes vështirësish ekonomike. Turqia ka rënë në recesion pas shumë vitesh rritjeje ekonomike, inflacioni ka shkuar në nivelin 20 për qind, ndërsa lira turke ka rënë me më shumë se një të tretën e vlerës.

Presidenti Erdogan i quajti zgjedhjet si jetike për të përcaktuar “mbijetesën” e vendit dhe partisë së tij “për Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), e cila ka dominuar politikën vendase për 16 vite. Këto janë të parat zgjedhje lokale në vend, që kur Erdogani mori fuqi më të zgjeruara ekzekutive në rolin e presidentit, përmes referendumit të vitit të kaluar.

Sa i përket rasteve të dhunshme të lidhura me zgjedhjet, dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar në përplasje anembanë vendit. Dy persona janë qëlluar për vdekje në një qendër votimi në qytetin lindor Malatya, ndërsa raportime lokale flasin se sherri nisi pasi një burrë refuzoi të futej në “dhomën e fshehtë” të votimit, duke preferuar të votojë haptazi.

/a.meta

Next Post
Ballkani Perëndimor, CDU/CSU: Dera e BE-së e mbyllur për 5 vitet e ardhshme!

Ballkani Perëndimor, CDU/CSU: Dera e BE-së e mbyllur për 5 vitet e ardhshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In