Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur vullnetin e tij me votë para disa minutash.
Haradinaj pasi ka hedhur votën, bëri thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
“Unë votova, qeverisja komunale është mjaftë e rëndësishme. Dilni votoni, mos e lëni voton në shtëpi”, ka thënë ai.
Haradinaj gjatë votimit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.
/b.h