• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale/ Meta i çon sinjal Berishës: Lufta kryesore e imja, për këshillat bashkiakë

by
14/09/2022 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta deklaron se Partia e Lirisë është 100% e disponueshme për të bashkëpunuar me PD dhe opozitën në terësi për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023.

I ftuar në “Ora e Betit” në Rtv Ora, ai tha se primaret do të ishin një mekanizëm i mirë për përzgjedhjen e tyre.

Sipas tij lufta e partive do të jetë te këshillat bashkiakë, ku secila do të masë peshën e saj.

Meta: Partia e Lirisë ka prioritet rivendosjen e demokracisë në vend, të llogaridhënies. Duke pasur këto prioritete, aq më tepër në kushtet kur e pamë çfarë mund të bëjnë këta që i kanë 100% të gjitha. Ne si Parti e Lirisë do të bëjmë çdo gjë për të rivendosur llogaridhënien dhe demokracinë në nivel vendor dhe qëndror dhe jemi shumë të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe gjithë opozitën për të mbështetur kandidatët më të mië në të gjithë vendin që ata të fitojnë pavarësisht se nga janë dhe kujt i takojnë. Për ne është e qartë që votat e Partisë Demokratike, Partisë së Lirisë apo partive të tjera janë shumë të r4ëndësishme por është e qartë se fryma për ndryshim është shumë më e madhe se kaq dhe jemi të gatshëm  të punojmë dhe të bashkëpunojmë që të gjenden ata që do ti përgjigjen më mirë kësaj frymë.

Kandidatë jo politikë?

Meta: Unë jam partizan i hapjes totale, kandidatët më të mirë. Mund të jenë politikë. Profili më i mirë mund të jetë dhe primarja e PD, PL, e përbashkët. Jemi për çdo proces të hapur demokratik. Pastaj çdo forcë politike lufton për në këshill. Për kandikdatët jemi 100% të disponueshëm për të bashkëpunuar në mënyrën më të hapur në interes të qyteteve dhe fshatrave tona.

Dhe pse u aludua mbi mundësinë e kandidimit të tij për bashkinë Tiranë, Meta e shpjegon lidhje me kryeqytetin në një aspekt tjetër.

Meta: Unë kam një dhimbje të madhe që shumë kontribute që kam dhënë për kryeqytetin si kryeministër në mënyrë të veçantë se kur je kryeministër ke mundësi të bësh mirë apo të bësh dëm, janë shpërdoruar nga Edi Rama nqë mënyrë të veçantë. Parku “Rinia” është vendim i imi dhe askujt tjetër. Ai nuk donte të vinte as në mbledhje se merrte Fatos Nano dhe ca të fortë te parku. Ngaqë nuk më merrnin dot mua, u thoshin do u zhdukim po u bë kjo gjë. Apo prishjet te Lana. Për Teatrin dhe gjithë zonën e Tiranës, zonën që e morëm në mbrojtje me vendim qeverie.

Dija dhe unë ta bëj siç e bënë këta, ky ja jep Fushës, unë mund ta jepja Bledit, Sandrit. Ne të gjithë kemi shokë ndërtues, miq. Por jo, menduam që ta mbrojmë se është pjesë e trashëgimisë. Tani që ai ka të gjitha pushtetet në dorë shikoni çfarë bën. Apo parkun e lodrave “7 xhuxhat”. Aty tani 50 kate, nuk duket mali i Dajtit dhe kodrat e Saukut.  Kam qenë unë kryeministër, ka qenë Berisha dhe të tjerë. Këto marrëzira nuk mund ti bënim.

E ndërsa nuk kanë munguar akuzat në adresë të tij dhe Berishës për ndërtimet në bregdet gjatë qeverisjes së tyre, Meta ka këtë koment.

Meta: Çdo gjë është bërë e ligjshme. Nuk është prekur një pishë në kohën që kam qenë unë.

/e.d

Next Post
Sulmi ndaj makinës së Putin/ Zëdhënësi i tij shfaqet me shenja në fytyrë, ja pse dyshohet për atentat

Sulmi ndaj makinës së Putin/ Zëdhënësi i tij shfaqet me shenja në fytyrë, ja pse dyshohet për atentat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In