Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh gjatë emisionit “Opinion” se objektivi i opozitës për zgjedhjet lokale është fitorja. Ai u shpreh se Partia Demokratike synon që të jetë partia kryesore e vendit në çdo aspekt.
Jonida Shehu: Dua të di synimin që ka sipas zotit Berisha opozita e tërë për zgjedhjet lokale, objektivi…
Sali Berisha: Fitorja!
Jonida Shehu: Një sekond. Çfarë do quanit ju sukses dhe çfarë do quanit dështim kur thoni fitorja? 61 bashki që sot i ka PS dhe mazhoranca, sa prej këtyre nëse i merrni si opozitë do të quhej sukses për ju dhe e kundërta çfarë do të quanit dështim? Me shifra nëse e keni bërë një përllogaritje të përgjithshme.
Sali Berisha: Një përllogaritje të saktë nuk është bërë. Është në proces e sipër…
Jonida Shehu: Nga këto 61, sa pretendoni të merrni?
Sali Berisha: Pretendojmë të sigurtë për të qenë partia kryesore e vendit.
Blendi Fevziu: Në vota popullore?
Sali Berisha: Në çdo aspekt.