Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar një vizitë inspektimi në Elbasan. Burime nga institucioni i akuzës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një vizitë inspektim rutinë.
Gjithësesi, vlen të theksohet se vizita e Llallës vjen pas disa rasteve flagrante të ndërhyrjes së personave me lista. Llalla është takuar me kryeprokurorin e qarkut të Elbasanit.
“Ishte një vizitë në Prokurorinë e Elbasanit për të ndjekur situatën zgjedhore e ngjarje të mundshme. Strukturat e prokurorisë janë të gatshme në të gjithë vendin”, ka thënë Llalla për mediat.