• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZGJEDHJET/ KQZ nis procedurat për zëvendësimin e komisionerëve të PD dhe PR nëpër KZAZ

by Java News
21/03/2017 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KQZ nis procedurat për zëvendësimin e komisionerëve të PD dhe PR në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet e 18 qershorit 2017. Vendimi është bërë publik sot nga KQZ, pasi PD dhe PR, ndonëse kishin detyrimin ligjor, vendosën që të mos çojnë komisionerë, në përpjekje për të legjitimuar vendimin e tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa u krijuar më parë qeveria teknike. Në bazë të ligjit sot KQZ do të duhej të kishte marrë vendimin për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe të kishte caktuar datën për thirrjen e mbledhjes së parë të tyre.

“Shkaku që afati ligjor për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk u arrit te respektohej nga KQZ, është mos përmbushja e detyrimit ligjor nga Partia Demokratike për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të dhe sekretarë të KZAZ-ve, dhe nga Partia Republikane, për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve”, deklaroi zëdhnësja e KQZ Drilona Hoxhaj.

Sipas saj, detyrimi ligjor i PD dhe PR për të dërguar komisionerët parashikohet nga neni 28, pika 2, i Kodit Zgjedhor, por ky detyrim nuk u përmbush nga këto dy subjekte zgjedhore, madje as në tejkalim të afatit ligjor, megjithëse KQZ e toleroi këtë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përmbylljes së afatit për shprehjen e interesit nga shtetas që kanë interes për t’u emëruar si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve, falenderon të gjithë qytetarët që iu përgjigjën ftesës publike për të kontribuar në administrimin e procesit zgjedhor dhe kanë paraqitur kërkesë dhe dokumentacionin përkatës pranë KQZ-së apo Zyrave Rajonale Zgjedhore. Ky angazhim qytetar, i cili u kërkua nga KQZ në përmbushje të detyrimeve ligjore që Kodi Zgjedhor urdhëron për çdo proces zgjedhor, merr vlerë të shtuar në situatën në të cilën po kalojmë, pasi siguron vijimësinë e punës dhe realizimin e zgjedhjeve në datë 18 qershor”, theksoi zëdhënsja e KQZ.

Ajo informoi se pas dorëzimit nga Inspektorët Rajonalë të kërkesave të paraqitura nga qytetarët pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, dhe shqyrtimit të të gjithë  kandidaturave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rastin më të parë, me vendim do të emërojë anëtarët dhe sekretarët sipas rastit, për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre në përputhje të plotë me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.

 

“Në respekt të informimit të opinionit publik, procedurat e përzgjedhjes dhe të emërimit kryesisht nga KQZ të shtetasve si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve do të kryhen në transparencë të plotë, sikundër e gjithë veprimtaria dhe puna e KQZ-së për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 18 qershor 2017”, deklaroi Hoxhaj.

Javanews.al / ma.me

Next Post
6 azilantët e strehuar në Tiranë tentojnë arratisjen

Eurostat: 28 925 shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë 2016-ës, Shqipëria në vend të tetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In