• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet Kavajë, kandidati i PS për kryebashkiak bashkë me Ahmetajn inspektojnë investimet

by Java News
16/04/2017 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Arben Ahmetaj, njëkohësisht i deleguari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës, ka inspektuar sot punimet e fazës së parë të projektit në Përroin e Leshnicës. Ahmetaj është shoqëruar nga Kandidati për Kryetar të Bashkisë së Kavajës Klodian Shehi. Projekti parashikon ndërtimin e molit të barkave dhe jahteve të vegjël të lundrimit dhe kanalit rreth 3.2 km të gjatë që lidh qytetin me bregdetin duke i dhënë një dimension të ri zhvillimit të turizmit në zonë.

Moli i mjeteve të lundrimit do të ketë një thellësi prej 3 metrash për barkat dhe jahtet e vegjël që do të ankorohen. Projekti parashikon edhe ndërtimin e shëtitores për këmbësoret dhe biçikletat në një distancë prej 30 metra në të dy anët e kanalit.

“Investimi që po vizitojmë është në kuadrin e Rilindjes Urbane, një nga projektet më interesante dhe më të rëndësishme. Praktikisht bashkon bregdetin me qytetin e Kavajës nëpërmjet një moli barkash, jahtesh të vogla, me një kanal gati 3 kilometra deri në autostradë. Është një investim në fazën e parë që shkon 4 milionë dollarë dhe faza e dytë që shkon po kaq dhe urbanizon të gjithë këtë fushë që nga zona e Qerretit deri në Kavajë, duke bërë shëtitore nga të dyja anët e kanalit, të cilat mund të përdoren qoftë për këmbësorë, qoftë për biçikleta, qoftë edhe për sheshe pushimi. Në përfundim të fazës së parë do të shohim një vlerë shumë të shtuar të zonës, si destinacion turizmi, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të zonës.” – u shpreh Ahmetaj.

Për Kandidatin për Kryetar të Bashkisë Kavajë Klodian Shehi, ky investim i jep qytetit gjallërinë dhe dinamikën që meriton.

“Ky është një nga investimet më të bukur të gjithë periudhës së fundit dhe ne dëshirojmë ta shtrijmë edhe brenda qytetit. Me mbarimin e fazës së parë dhe me mbështetjen e Kryeministrit, shpresojmë të vazhdojmë dhe fazën e dytë të projektit në mënyrë që ky qytet të marrë rëndësinë që meriton” – tha Shehi.

Faza e parë e projektit parashikohet të përfundojë në fund te muajit qershor.

Next Post
Presidencialet/ Blindohet Franca, 50 mijë forca policore zbarkojnë në terren

Presidencialet/ Blindohet Franca, 50 mijë forca policore zbarkojnë në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In