• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Katër pasojat për Donald Trumpin nëse gjërat ikin keq

by Java News
04/11/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrew Buncombe

Donald Trump, ka shprehur besimin e tij rreth zgjedhjeve të afërta të mesit të mandatit, ku emri i tij nuk është në fletëvotim, por që shumë e shohin si një referendum mbi presidencën e tij deri më tani. “Unë kam të njëjtën ndjesi që kam pasur në vitin 2016”- tha ai kohët e fundit për “USA Today”, teksa kishte shkuar në Teksas për të bërë fushatë për Ted Cruz. “Unë mendoj se ne do të dalim mirë”.

Dhe në fakt nëse dalin mirë, republikanët nuk do të ruajnë vetëm shumicën e tyre në Senat, por ndoshta edhe do ta zgjerojnë atë, duke fituar në shtete të tilla si Montana, Nevada, Dakota e Veriut dhe Indiana. Deri në ditën e zgjedhjeve më 6 nëntor, Trump do të ketë mbajtur 30 tubime elektorale dhe ato për mbledhjen e fondeve.

 

I pyetur nëse zgjedhjet ishin një referendum mbi presidencën e tij, ai u përgjigj:”Jo, por unë mendoj se po ndihmoj”. Por shumica e vëzhguesve, besojnë se rryma është kundër presidentit dhe partisë së tij. Ndërsa 2018-a, nuk mund të shohë “valën blu” që kishin parashikuar disa kohët e fundit, shumica besojnë se demokratët do të grumbullojnë mjaftueshëm vota për të përmbysur diferencën prej 23 vendesh që u duhet, për të fituar shumicën në Kongres.

 

Portali i analizave politike “Five Thirty Eight” thotë se ka 6 nga 7 shanse (85.9 për qind) që demokratët të fitojnë, dhe republikanë 1 në 7 shanse (14.1 për qind) që ta ruajnë shumicën në Kongres. Njëherazi, ndërsa shumica besojnë se republikanët do të mbajnë shumicën e tyre të ngushtë në senat, ka një shans që demokratët mund ta fitojnë edhe këtë dhomë të parlamentit gjithashtu.

 

Portali u jep demokratëve 2 nga 9 shanse, për të fituar senatin (21.9 për qind), dhe republikanëve 7 në 9 (78.1 për qind) për të ruajtur shumicën në të. Nëse gjërat shkojnë keq për republikanët këtë vjeshtë, këto do të jenë pasojat më të rëndësishme të mundshme:

 

Humbja e shumicës në Kongres:

 

Ajo për të cilën zoti Trump dhe republikanët janë më të shqetësuar, është gjithashtu gjëja që ka shumë të ngjarë të ndodhë – humbja e shumicës në Kongres. Këtu fillon shumica e ligjeve, dhe nëse demokratët marrin kontrollin, ata do të kishin një ndikim të konsiderueshëm jo vetëm në prishjen e axhendës së zotit Trump, por edhe do të promovonin axhendën e tyre.

 

Ata do të duhej të punonin me senatin, por kontrolli i plotë që ka gëzuar Shtëpia e Bardhë në të dyja dhomat e parlamentit, do të merrte fund. Për me tepër, Kongresi është vendi ku mund të fillojë ndonjë procedurë për shkarkimin e zotit Trump.

 

Ndërsa demokratët kanë vendosur të mos flasin për këtë përpara zgjedhjeve, nëse ata janë shumicë kur të nisë punimet Kongresi i ri në janar, mund të sillen ndryshe. Shumë nga anëtarët e sapozgjedhur, ka gjasa të ushtrojnë presion për këtë – veçanërisht nëse hetimi i Robert Myler del me diçka të dëmshme për presidentin.

 

Humbja e shumicës në senat:

 

Nëse republikanët do të humbnin njërën nga dhomat, ata ndoshta do të preferonin senatin. Por edhe nëse ruajnë shumicën në Kongres, senatorët demokratë mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve për presidentin duke e thirrur në seanca dëgjimore me grupet e interesit të biznesit, apo mbi konfliktet e dukshme të tij të interesit.

 

Diana Feinshtein, demokratja kryesore në Komisionin e Gjyqësorit të Senatit, tha kohët e fundit se nëse demokratët do të merrnin kontrollin, do të nisin një hetim i ri mbi emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Bret Kavanoug, i cili u akuzua për sulme seksuale nga të paktën 3 gra.

 

Zhduket “magjia”:

 

Trump është mburrur prej kohës mbi aftësinë e tij, për t’i ndihmuar kandidatët republikanë dhe veten në Shtëpinë e Bardhë. Në një numër rastesh, ai ka qenë i saktë. Karen Handel nga Xhorxhia, Ron Estes nga Kansas dhe Greg Xhanforte nga Montana, fituan zgjedhjet speciale kundër demokratëve vitin e kaluar pasi morën mbështetjen e tij.

 

Të tjerë që morën mbështetjen e tij – Roi Mur në Alabama, Rik Sakone në Pensilvani dhe Ed Zhillspi, humbën. Trump ka mbështetur deri më tani 83 kandidatë që nga marrja e detyrës. Nëse shumica e atyre që garojnë më 6 nëntor do të fitojnë, ai do të pretendojë se ka ruajtur “fuqinë e tij magjike”, edhe nëse partia humbet senatin apo kongresin. Nëse shumica e kandidatëve të tij do humbin, ky do të jetë një poshtërim për të.

 

Sfida nga brenda partisë:

 

Ndërkohë që është udhëheqja republikane e senatit dhe kongresit, ajo që do të mbajë përgjegjësinë më të madhe nëse ata humbin njërën nga dhomat, Trump nuk do të jetë në gjendje t’i shpëtojë ndarjes së fajit – sidomos duke pasur parasysh se sa egër e ka kryer fushatën për fitoren e vet.

 

Si i tillë, ndërsa një humbje e tillë nuk i jep fund presidencës së tij – partia që kontrollon Shtëpinë e Bardhë, humbet zakonisht njërën nga dhomat e parlamentit gjatë mesit të mandatit – ai me siguri do të dobësohej.

 

Në këto kushte, një humbje e mundshme mund të inkurajojë dikë brenda partisë së tij që të garojë kundër tij në parapraket e republikanëve për nominimin zyrtar si kandidat për në presidencialet e vitit 2020. Është dicka rrallë që një president në detyrë të sfidohet nga brenda partisë, por gjithsesi kjo ndodh.

 

Në vitin 1980, Xhimi Karter u përball me sfidën e senatorit Ted Kenedi. Katër vjet më parë, Xherald Ford përjetoi një fushatë ngjashmërisht të ashpër nga Ronald Regan, i cili humbi atë betejë, por këmbënguli dhe fitoi nominimin dhe u zgjodh më pas president në vitin 1980.

 

Burimi: “The Independent” Në shqip nga bota.al

Next Post
E ftuara qan në emision: “Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra”

E ftuara qan në emision: “Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In