• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zgjedhjet, ja financuesit e fushatës elektorale për PS-LSI

by Lorenc Vangjeli
17/12/2015 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

25 financues për Partinë Socialiste dhe 45 për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se këto janë shifrat e raportit të auditit zgjedhor të kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga auditimi rezultoi se të ardhurat e siguruara nga Partia Socialiste për të përballuar fushatën për zgjedhjet vendore 2015, janë deklaruar gjithsej 92.703.394 lekë.

Nga këto, financime nga buxheti i shtetit për fushatën elektorale janë 18.120.554 Lekë ose 19.55 % të totalit të fondeve; Fondet vjetore janë 21.967.090 leke ose 23.7%.  Fondet e vetë Partisë Socialiste 34.125.750 Lekë, përbëjnë pjesën kryesore të burimit të fushatës elektorale duke zënë 36.81 % të të ardhurave gjithsej dhe të cilat përbëhen nga  kuota të anëtarësisë 11.500.000 lekë, dhe kuota të anëtarësisë në usd 175.000. Sponsorizimet (donacione nga shtetas shqiptare) janë 18.490.000 Lekë, dhe përbëjnë një pjesë të burimit të fushatës elektorale duke zënë 19.94 % të të ardhurave gjithsej.

Por nga totali i shpenzimeve, vihet re se PS ka një faturë borxhi të konsiderueshëm. Shpenzimet e fushatë së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 21 qershorit 2015, janë deklaruar gjithsej 109.699.658 lekë, nga të cilat deri në datën e hartimit të raportit auditutes, janë paguar 91.734.318 lekë dhe diferenca 17.965.340 lekë, ndonëse është njohur si shpenzim, nuk rezulton ë jetë paguar brenda kësaj periudhe. Një pjesë e këtyre shpenzimeve për shkak të mungesës së fondeve financiare, kanë mbetur pa u paguar.

Këto shpenzime të papaguara janë njohur si detyrime dhe përbëhen nga detyrime kryesisht ndaj mediave, të cilat kanë kryer shërbime reklamash gjatë fushatës zgjedhore. Nga totali i shpenzimeve, shpenzimet për reklama televizive janë në shumën 44.594.295 lekë. Shpenzime për materiale publicitare dhe materiale të tjera, janë në shumën 33.564.062 lekë, zënë 30.6 % të totalit të shpenzimeve gjithsej.

Në këtë grup shpenzimesh janë deklaruar shpenzimet për blerje flamujsh dhe bluza nga Kina për 27.894.812 lekë, shpenzimet për taksen doganore në shumën 5.576.345 lekë dhe shpenzimet për taksë magazinimi për 92.905 lekë. Shpenzime për kancelari janë në shumën 168.402 lekë, ndërsa shpenzime për makina me qira janë në shumën 497.328 lekë.

LSI 93 milionë lekë donacione për fushatën elektorale
Lëvizja Socialiste për Integrim regjistron numrin më të lartë të donatorëve për fushatën zgjedhore të këtij viti që po mbyllet. Ajo ka 45 financues të cilët kanë dhuruar më shumë se 1 milionë lekë të vjetra, teksa vihet re se dy persona spikasin me financim prej 10 milionë lekësh, ndërsa nuk mund të kalojë jashtë vëmendjen financimi prej 3 milionë lekësh e vëllait të deputetes Monika Kryemadhi, Drinit. Totali i të ardhurave të LSI-së nga dhuruesit është 93.7 milionë lekë të vjetra.

Veç 45 donatorëve me shumë mbi 1 milionë lekë, ka edhe 48 financues të tjerë që kanë dhuruar shuma më të vogla, dhe që totali i këtyre dhurimeve është 22,7 milionë lekë. Pjesën e luanit të shpenzimeve e mbajnë reklamat, ku pagesa për to është 523 milionë lekë të vjetra.

Shpenzimet materiale janë 9.7 milionë lekë të vjetra, ndërsa 11.9 milionë kanë shkuar për interesa bankare. Shumë e konsiderueshme është paguar për materiale promocionale me vlerë totale 63.4 milionë lekë. 8.2 milionë lekë janë paguar për evente elektorale. Studimi i tregut dhe fushata derë më derë, sipas raportit është kryer në baza vullnetare dhe nuk ka pasur kosto për këtë parti.

“Braktisja” e çamëve
PDIU nuk përfiton asnjë dhurim a sponsorizim për fushatë
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk ka përfituar sponsorizime dhe dhurime për fushatën zgjedhore lokale të vitit 2015. Sipas auditit të KQZ-së, rezulton se kjo parti, ka funksionuar vetëm me fondet e përfituara për zgjedhjet parlamentare nga buxheti i shtetit, me vlerë 7,518,048 lekë. Sipas auditit, PDIU nuk ka financime nga fonde jopublike nga personat fizik ose juridik. Megjithëkëtë, fushata e kësaj partie ka pasur kosto. Shpenzime materiale totale janë 3,1 milionë lekë, nga të cilat për bluza janë shpenzuar 1 milionë lekë, për 14 mijë kapele janë shpenzuar 1,499 mijë lekë. Për 25 mijë çakmakë me logo janë shpenzuar 434,700 lekë, për korniza me kostume çame janë paguar 135 mijë lekë, ndërsa për 2 pjata me logo janë shpenzuar 11 mijë lekë. Partia e Shpëtim Idrizit ka pasur edhe shpenzime transporti, ku për karburant janë paguar 916,700 lekë.

Next Post

Hije skandali, edhe Benz-i me defekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In