• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Ja 7 kandidatët e PS që kryesojnë në listë si më të votuarit. Kryemadhi e fundit në LSI, ndërsa Bashën e mund Hoxha

by
28/04/2021 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e 25 prillit, përveç se ishin një betejë mes partive se kush do të merrte drejtimin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, ishte edhe një garë e fortë për të parë se sa i “vlen lëkura” një kandidati për deputet.

Kur kanë kaluar më shumë se 10 orë nga procesi i numërimit, 7 kandidatë nga PS kryesojnë listën si më të votuarit në të gjithë Shqipërinë, ku i pari qëndron Taulant Balla me 16,169 vota.

I dyti në renditje është ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me 11,814. Kryeministri Edi Rama renditet i treti në listë me 11,393. Lista vijon me Niko Peleshin në Korçë, për t’u ndjekur nga Saimir Hasalla me 10,711. Në listën e më të votuarve është edhe ministri Blendi Klosi me 9,545, i cili kontribuoi edhe për të marrë mandatin e 5-të në Berat, ku ishte i renditur në vijën e zjarrit  në këtë qark dhe më pas është Aurora Mara me 9,318.

Edhe zv.kryeministri Erion Braçe renditet në listën e më të votuarve për PS-në si i 8-ti më i votuar, teksa lista vijon me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila aktualisht është edhe më e votuara në qarkun e Tiranës. Në 10-tshen e më të votuarve të socialistëve është Paulin Stërkaj me mbi 6 mijë vota. Sa i përket më pak të votuarve në këtë forcë politike është Klodiana Spahiu, Fidel Ylli, Najada Çomo, që u soll me shumë bujë nga kryesocialisti Edi Rama. Asaj ia ka kaluar Luljeta Bozdo, që ka marrë 1,646 vota. I fundit është Alban Xhelili.

Përtej PS-së, në LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho janë 2 më pak të votuara që renditen të fundit ndërsa i pari është Agron Çela në Shkodër me 2,283.

Ndërsa ende vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët në listat e partive, duket se figura të reja në PD po lënë në hije edhe drejtuesin historik të saj Sali Berishën i cili e ka drejtuar këtë parti për 29 vjet, deri në dorëzimin e stafetës te Lulzim Basha. Më i votuari në listat e PD rezulton Flamur Hoxha me 9159 i cili kandidon në Kukës. Pas tij më i votuari është në Korçë, Ervin Salianji me 8694.

Pas tij me numër të lartë votash është edhe Agron Kapllanaj në Fier me 7464, që është gati të thyejë herësin dhe të thyej renditjen e partisë në këtë qark.  Kandidati pasues i listës më të votuar është në Elbasan. Luçiano Boçi me 7257 vota dhe Dashnor Sula me 7133 vota.

Më pas në renditjen e më të votuarve deri tani vijnë kandidatët në Shkodër, ky kryeson Bardh Spahia me 5923 vota, pas tij Zef Hila me 5882 vota dhe Helidon Bushati me 5658, i cili është i 3 më i votuari në këtë qark. Lista e më të votuarve vijon me Tiranën. Pas Bushatit vjen Lulzim Basha me 5427, Belind Këllicci me 3905. Agron Shehaj po në listën e Tiranës ku kandidon edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë  4355 vota, duke pasuar radhën, te Bujar Leskaj i Vlorës me 5102 vota dhe Kreshnik Çollaku me 5073 vota. Shumë figura të reja të PD kanë lënë pas ish-kryeministrin Berisha i cili ka marrë vetëm 1591 vota./ b.h

Next Post
Mbyllet numërimi për kandidatët në Sarandë dhe Maliq, ja socialistët dhe demokratët më të votuar

Mbyllet numërimi për kandidatët në Sarandë dhe Maliq, ja socialistët dhe demokratët më të votuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In