• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Ish-deputeti i PD-së Fatos Hoxha, i pari në listën e PDIU-së në Kukës

by Java News
09/05/2017 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha është i pari në listën e PDIU-së në Kukës. Ai madje mbajti sot një fjalim në prezantimin e kandidatëve të PDIU-së për zgjedhjet 18 qershorit. Ai madje lëshoi edhe kritika për ish-partinë e tij, PD-në, që deri më tani thotë se do bojkotojë zgjedhjet.

FJALIMI

I nderuar Kryetar i PDIU, të nderuar kandidatë për deputet,

PDIU dhe ju, po nisni sot fushatën elektorale nën moton “Veç një Atdhe!”, me një moto që shpreh dashuri, patriotizëm, bashkim dhe shpresë.

Unë besoj, se asgjë nuk mund të motivojë në këto zgjedhje më shumë se dashuria, patriotizmi, bashkimi dhe shpresa.

Janë vlera të pamohueshme, janë vlera për të cilat kemi nevojë, janë vlera që na bëjnë krenar, por janë dhe vlera që duhet t’i bartim dhe përçojmë në çdo skaj. KUDO! Atje ku njerëzit marrin pjesë në zgjedhje dhe atje ku bojkotojnë, atje ku na duan dhe na dëgjojnë, atje ku na mbështesin e na votojnë, por edhe atje ku nuk mendojnë si ne, nuk na pëlqejnë dhe na kontestojnë.

Ju kandidoni me një angazhim solemn, me angazhimin për të punuar për popull e për Atdhe, me bindje, zell e përkushtim.

Por, ju dhe unë, e dimë se kjo fushatë vjen në kohë të vështira, në kohën e sherrit dhe të mospajtimit.

Në një kohë si kjo, elefantët e politikës humbin edhe sytë e ballit edhe sytë e mendjes, harrojnë popullin dhe bëhen viktima të egos së pafund.

Zgjedhjet janë momenti kur populli duhet t’i thotë NDAL elefantëve egoistë.

Në një moment si ky ne duhet të jemi pranë popullit, jo pranë sherrit, duhet të ofrojmë zgjidhe dhe jo të ushqejmë konflikt, duhet t’i përbetohemi ligjit, jo dhunës, as abuzimit me pushtetin.

Në një moment si ky, ne duhet të japim shembullin dhe të respektojmë të parët sovranin.

Ne ndjehemi sot pjesë e vlerave reale të politikës, sepse ne i duam dhe i respektojmë njerëzit. Ne nuk jemi fallco dhe hileqarë.

Ne jemi të pastër dhe të sinqertë.

Ne jemi të përulur dhe modestë.

Ne jemi po aq njerëz sa dhe njerëzit që do na votojnë.

Sot që kandidojmë ne e kemi bërë tonin, leksionin nr.1 të politikës. Përvoja jetësore na ka mësuar se:

Nuk ka Atdhe pa një popull sovran!

Nuk ka popull sovran pa liri!

Nuk ka liri pa demokraci!

Nuk ka demokraci pa votë të lirë!

Nuk ka votë të lirë pa garë!

Gara jemi ne dhe ajo çfarë ne përfaqësojmë.

Ne kemi kurajon dhe vendosmërinë, ne kemi fjalën, veprën dhe besueshmërinë.

Ne jemi vetvetja, ndaj për ne është e lehtë të përballemi ne garë para sovranit, ndaj ne nuk kemi frikë nga konkurrimi dhe fjala e dhënë.

Beteja që na pret deri në zgjedhje nuk është luftë, është një ngjarje e bukur, nuk mbjell viktima, por demokraci.

Ne duhet ta zhvillojmë atë pa u lodhur dhe me gëzim, sepse është beteja e shqiptarëve, behet veç për Atdhe.

ma.me

Next Post
“Kaubojsi” rrihet në Prizren, Ndocaj e mohon, prokuroria kosovare: Arrestuam 2 persona

FOTO/ Lulzim Basha pret deputetin 'kaubojs' në selinë e PD

Comments 1

  1. Ujku says:
    9 years ago

    Urime Z fatos je nje deputet i denje per qarkun e kukesit dhe do i perfaqesosh denjesisht kuksianet ne parlament

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In