• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet Gjermanë\ Fitorja e konservatorëve nën hijen e triumfit të nacionalistëve!

by S T
03/03/2025 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Rezultatet e zgjedhjeve kancelare të 23 Shkurtit në Gjermani projektojnë një fitore të Unionit të Partive CDU/CSU((Unionsparteien-Christlich Demokratische Union Deutschlands und Christlich-Soziale Union in Bayern) me 28.52% të votave, ndërsa partia “Alternativa për Gjermaninë/ Alternative für Deutschland” vjen në vend të dytë me 20.8%, raporton e përditshmja Bild Zeitung.

Kryeministri bismarkian hungarez Viktor Orban ishte nga të parët lider evropian qe reagoi mbi rezultatin e zgjedhjeve gjermanë, në një postim në platformen X, ku bëri përshtypje fakti se në urimin e tij vëmendja ishte përqëndruar më shumë në rezultatin historik të Alternativës për Gjermaninë, se sa tek fituesi kristiandemokrat i zgjedhjeve, Friedrich Merz. “Populli i Gjermanisë votoi për ndryshim në një numër të madh,” postoi ai në X. “Dua të përgëzoj Alice Ëeidel për dyfishimin e votave të AfD. Fat të mbare dhe Zoti e bekoftë Gjermaninë!”

Kujtojmë këtu që AfD-ja është suportuar edhe nga sipërmarrësi dhe miliarderi i Afrikës së Jugut Elon Mask dhe nënpresidenti i SHBA, JD Vance, gjatë fushatës zgjedhore. Mask, i cili e kishte përshkruar AfD-në në janar si “shpresën më të mirë për të ardhmen” në Gjermani!),më vonë ripostoi mesazhin e Orbanit, duke shtuar: “Me këtë ritëm rritjeje, AfD do të jetë partia e shumicës deri në zgjedhjet e ardhshme”.

Njëkohësisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve nuk vonuan dhe reagimet e liderve të tjerë të ekstremit të djathtë, të cilët gjithashtu si dhe kryeministri Orban, e përqendruan mesazhin e tyre përgëzues në rezultatin e arritur prej AfD.

Matteo Salvini, zëvendëskryeministri i ekstremit të djathtë i Italisë, ministri i Brendshëm i Italisë dhe lider i Ligës së Veriut (Liga Nord), gjithashtu uroi Ëeidel, duke thënë: “Ndryshimi po fiton edhe në Gjermani! AfD dyfishon votat e saj, pavarësisht sulmeve dhe gënjeshtrave nga e majta”, duke shtuar se, “Evropa duhet ndryshuar rrënjësisht”.Geert Wilders i Holandës, udhëheqësi i Partisë së ekstremit të djathtë për Lirinë ( Partij voor de Vrijheid), e cila është pjesë e një qeverie koalicioni, shkroi, “Urime Alice Weidel dhe AfD!!!” me tre emoji me gishtin lart. Herbert Kickl, lideri i Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë (Freiheitliche Partei Östërreichs), tha: “Që sot, ka një vrimë të hapur në “murin e kundra zjarrit” të sistemit të partive, i cili është me të vërtetë një mur frike kundër vullnetit të popullit dhe ndryshimit demokratik”. Ai i referohej zotimit të pashkruar nga partitë kryesore gjermanë për të mbajtur një “firewall/mur kundra zjarrit” që ndalon bashkëpunimin formal me AfD, për shkak të ideologjisë radikale dhe programit të saj politik.

Nuk munguan gjithashtu edhe reagimet prej liderve të tjerë evropianë dhe botërorë, shumica kryesisht duke përgëzuar liderin e Kristian Demokratëve Freidrich Merz, por njëkohësisht duke u fokusuar në suksesin e bujshëm të partisë nacionalistë radikale AfD, e cila jo vetëm që arriti të dyfishoje numrin e votave që prej zgjedhjeve të 2021, por gjithashtu arriti qe edhe pse me një histori rreth 12-vjecare qe prej krijimit të saj, të mundtë partinë social-demokratë(një prej forcave me të vjetra politike në Gjermani) dhe të pozicionohej në vend të dytë me 10 327 148 vota dhe 152 në Bundestagun gjerman.

E rëndësishme është të theksohet se shifra shënojnë një pikë kthese në historinë elektorale të Gjermanisë, ku për herë të parë qysh prej vitit të largët 1945, gati 50% e publikut gjerman ka mbështetur partitë e qendrës së djathtë ose të ekstremit të djathtë, duke thyer kështu një nga tabutë me të mëdha politike të Gjermanise të pas-Luftës se Dytë Botërore!

Kështu rrjedhimisht shtrohet pyetja, nëse do të mundet AfD të jetë pjese e një koalicioni qeveritar, dhe të arrijë kështu të bëhet partia e pare e ekstremit të djathtë qe do të jetë pjese e një qeverie gjermanë?

Skena politike aktuale e Gjermanisë duket se tregon se pavarësisht nga këto rezultate impresionuese në zgjedhjet kancelare, AfD duket se po përballet me të njëjtën situatë si Rassemblement National e Le Pen në Francë, ku vazhdimi i mbajtjes së AfD-së pas një “fireëall” po bëhet një problem në rritje për politikën gjermanë, i përkeqësuar nga izolimi i disa partive nga partnerët e mëtejshëm të koalicionit, duke i lënë duart e konservatoreve të qendrës gjithnjë e më shumë të lidhura me mundësinë e vetme në lidhjen e aleancave të vjetra politike (me shumë mundësi në një koalicion tradicional me social demokratët), të cilat historia ka provuar se janë një zgjidhje afatshkurtër, por jo afatgjatë.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

 

 

Next Post
Ndodh edhe kjo! Publikoi foto intime të një djali, nën hetim vajza 17-vjeçare në Fier

Ndodh edhe kjo! Publikoi foto intime të një djali, nën hetim vajza 17-vjeçare në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In