Bashkimi Evropian është përballur vitet e fundit me një udhëkryq të madh, dhe ka shkaktuar pakënaqësi dhe pasiguri tek qytetarët.
30 shkrimtarë, e akademikë botëror para disa kohësh botuan një letër ku shprehnin shqetësimin për rritjen e populizmit, dhe një sërë problemesh me të cilat po përballet Evropa e bashkuar.
Së fundmi, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka propozuar një sërë reformash për të siguruar të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Macron, ka publikuar një shkrim në një sërë mediash evropiane, ku bën thirrje për krijimin e një agjencie që do të mbronte BE-në nga sulmet kibernetike.
Macron flet edhe për zgjedhjet evropiane, ku propozon një ndalesë për fuqitë e huaja që financojnë partitë politikë në Evropë.
Macron shkruan gjithashtu se qytetarët britanikë nuk kanë qenë të informuar përsa i përket BREXIT.
Presidenti i Francës, thotë se BE-së si institucion, i duhet një “riorganizim i madh” në mënyrë që të ndalojë shtetet anëtare të “tërhiqen nga nacionalizmi”, duke iu referuar kështu procesit të Brexit-it, ndërsa shton se është e nevojshme një “rilindje evropiane”.
/a.rada