• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, lufta për vendin e dytë!

by Java News
22/01/2022 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Dekretimi televiziv i zgjedhjeve të pjesshme lokale të datës 6 mars, qartësoj panoramën politike për 2022. Piramida politike ka një renditje 3 polare, Partia Socialiste dominuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, Partia Demokratike me Lulzim Bashën, dhe opozita e re, LSI e Ilir Metës dhe formacioni pa sigël i Sali Berishës. Në dukje pa rëndësi, këto zgjedhje kanë vlerë të konsiderueshme, pasi bëhet fjalë për 4 bashki me peshë të madhe elektorale dhe jo vetëm, duke filluar me Shkodrën që është qëndër qarku, Durrësi ku Edi Rama është deputet, për të vijuar me Lushnjën një nga bashkitë me numër të madh banorësh e votuesish. Dibra bashki qendër qarku, për të vijuar me Vorën dhe Rrogozhinën me ndikim në tortën e rezultatin për parlamentaret.

Në një prononcim në Report TV, një nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, tha se synojmë 4 nga 6 bashki. Në fushata zgjedhore partitë politike janë gjithmonë më optimiste se duhet, por nga 6 të synosh 4 tregon në fakti se objektivi është më minimalist nga sa thuhet.

Shkaqet tanimë dihen, një çarje e madhe e PD, mes Berishës dhe Bashës, do të sjellë një katastrofë të re brenda opozitës, por që në fakt nuk ka elementin e të papriturës. Në një krahasim të rezultateve duke filluar me bashkinë e Durrësit, Rrogozhinës, Vorës, Dibrës dhe Lushnjës, duket qartë se dalja me dy kandidatë në zgjedhje e opozitës dhe bashkimi i LSI drejtuar nga Ilir Meta me kandidatët e Sali Berishës, do të sjellë një humbje automatike për opozitën.

‘Stalingradi’ politik do të jetë qyteti i Shkodrës, ku edhe pse diferenca mes socialistëve dhe demokratëve është në favor të këtyre të fundit historikisht, ka shumë gjasa që kjo krisje të sjellë për herë të parë Socialistët në krye të bashkisë. E megjithatë partitë politike kanë llogaritar të aftë kur është fjala për rezultatet, prandaj pyetja që ngrihet me të drejtë është përse po garon Meta-Berisha me një koalicion? Përgjigja është e thjeshtë, në këto votime lufta opozitare është për vendin e dytë.

Synimi i aktorëve të vjetër por shumë dinakë politikë është diskretitimi publik i Lulzim Bashës, në sytë e opinionit dhe vetë kampit opozitar. Ata nuk e kanë betejën me partinë socialiste, janë shumë të dobët falë gabimeve dhe stilit shumë të vjetër i të bërit politik. Dyshja ka vetëm një objektiv kokën e Lulzim Bashës, duke e parë si lojtarin më të brishtë politik në vend. Si e thonë edhe vetë Berisha- Meta dhe mbështetësit e tyre, më parë të largojmë Bashën pastaj Edi Ramën. Por a largohet Edi Rama duke i forcuar pushtetin?! Por pavarësisht kësaj, dëmi që po i shkaktohet vendit është kolosal duke i hequr  tubat e oksigjenit të pushtetit opozitës. Medalja ka dy anë, ana e mirë është se përgjegjësit për këtë gjendje dihen!

Next Post
Ina Zhupa: Inceneratori i Tiranës aferë korruptive, të hetohet! Berisha në garë në zgjedhjet lokale? Nuk trembemi nga kandidatë ‘non grata’

Ina Zhupa: Inceneratori i Tiranës aferë korruptive, të hetohet! Berisha në garë në zgjedhjet lokale? Nuk trembemi nga kandidatë 'non grata'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In