Kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren këtë të hënë për takime me strukturën e qarkut të Fierit, përshkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të mbahen në datë 6 mars.
Kryeministri Rama mësohet se do të mbajë takime në të gjitha qarqet të cilat përfshijnë 6 bashkitë që do zhvillojnë zgjedhje për kryetar në datë 6 mars. Pjese te takimeve do te jene dhe deputetet e qarqqeve perkatese.
Në qarkun e Fierit, zgjedhjet do të zhvillohen në Bashkinë Lushnje, pas arrestimit për korrupsion të ish-kryetarit, Fatos Tushe.
Bashkia Shkodër është prej vitit 2019 pa kryetar të ri, pasi fituesi i zgjedhjeve, Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste, e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi kishte të fshehur një dënim në të shkuarën. Detyrën e ushtron kryetarja e vjetër e bashkisë, Voltana Ademi.
Edhe bashkia e Vorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.
Bashkia e Durrësit mbeti gjithashtu pa kryetar pas dorëheqjes në dhjetor 2019 të Valbona Sakos. Bashkia e fundit që mbeti pa kryetar është ajo e Lushnjës në korrik 2021, kur kryetari Fatos Tushe u shkarkua nga Kryeministri pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK.
/b.h











