• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e PD, ringritja mbetet në kalenda

by Ben Andoni
14/06/2021 07:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Gjëja më shqetësuese në zgjedhjet e PD-së kanë mbetur ankimimet e listës së anëtarësisë, të cilët nuk gjenin emrat për të votuar. Më shumë se probleme sistemi dhe organizimi, ato tregonin një lloj nënvleftësimi të hapur (dhe manipulimi mbase), që është përjetuar keq prej anëtarësisë. Madje, kur ankimi vinte nga një prej kryetarëve të forumeve më të larta të PD-së, Bujar Nishani, lehtësisht mund të gjykosh se ç’ndodhte me të tjerët. Edvin Kulluri në ankimet e përsëritura këtë herë shtoi dhe paradoksin e vet: Nuk gjente as veten në lista! Fatmirësisht ishin vetë strukturat e PD-së që e kishin gjetur zgjidhjen për të mos e trashur më shumë problematikën. Zoti Jemin Gjana mëtonte se nuk ishin përditësuar listat, sikur ato të bëhen sot me dorë si dikur dhe jo në sisteme kompiuterike. Shqetësim i madh për publikun ishte edhe fakti ose mënyra sesi Z. Gjana u shpreh për vëzhguesit e Z.Shehaj, duke treguar se në tagrin e tij ku duhej të ishte më i qetë dhe mbi palët, ai nuk e bënte dot. Më racional në logjikën e tij dukej vetëm mëtuesi z. Kadilli që e tha me pak fjalë të gjithë atë që po ndodh aty: Ashtu si nisi ashtu dhe po përfundon!

Nëse kjo fjali është ajo që i tregon këto zgjedhje në strukturat e brendshme atëherë ringritja e kësaj partie do jetë e vështirë. E para sepse në Partinë Demokratike nuk ka më besim nga anëtarësia për ringritje dhe kjo u duk në pjesëmarrje; kurse e dyta vetë njerëzit që e mendojnë ndryshimin e kanë krejt të pabesueshëm se gjërat mund të shkojnë ndryshe.

Nga ana tjetër, një shqetësimi i madh ngrihet edhe për mënyrën sesi kjo parti e ka të vështirë të bëj zgjedhjet e brendshme (deri me vonimin e numërimit), fakt që problemet zgjedhore te ne nuk kanë origjinë partie por janë në ADN-në politike të formacioneve shqiptare. Përveç  Z.Basha të gjithë kandidatët e tjerë kanë treguar parregullsi dhe mbi të gjitha një proces zgjedhor problematik, por mbi të gjitha mosdhënien e aksesit të duhur demokratëve për të votuar. Kjo e bën edhe kauzën e së të ashtuquajturës “masakër zgjedhore” një nul që po e justifikojnë deridiku edhe vendimet që po marrin autoritetet zgjedhore ditë pas dite. Mbi të gjitha vetë PD është e papërgatitur për atë lloj demokracie sterile që ia kërkon PS-së, kundërshtarit të saj më të madh.

E vetmja gjë për të ardhmen duket se qëndron në faktin që Partia Demokratike nga një parti front të kthehet në një parti mirëfilli të Djathtë, që do të thotë të kthehet në kanonet konservatore si partitë simotra të Familjes së partive evropiane ku aderon, ashtu si edhe të korrigjojë vizionin e saj për Shqipërinë e së ardhmes, domen i Ramës deri më sot.

Më shqetësuese akoma është se ky proces që duhej të kthehej në një festë demokracie i ka hapur plagë të re PD-së me vetë procesin por edhe vonesat e numërimit, bash nga ato që tregojnë se ringritja është shumë e vështirë edhe pas 13 Qershorit. Dhe, madje mund të thuhet se është në kalenda. (Javanews)

 

 

Next Post
Parashikimi i motit për sot/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Dita nis me mot të kthjellët, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In