• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Zgjedhjet e parakohshme, një luks jo për të gjithë

by Aalison Pearse Stevens
15/03/2016 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Shumë shpesh në politikë thuhet ose kërkohet të ndodhë, pikërisht ajo që shpresohet më pak të ndodhë nga ana e autorit të deklaratës. Kjo po ndodh mesa duket edhe këto orë, kur opozita po konsumon një numër të gjerë daljesh publike, në të cilat bën thirrje për të kaluar në zgjedhje të parakohshme. Të kuptohemi, çdo opozitë e një vendi normal është dhe duhet të jetë e gatshme që të shkojë në votime një orë e më parë. Zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje e saj, për të ndryshuar statusin nga pakicë në shumicë parlamentare.
Por kushtet aktuale, më saktë situata e krijuar së fundi nga pllakosja mbi politikën shqiptare, e hijes së rëndë të reformës në drejtësi, ka krijuar një ambjent disi specifik edhe për alternativën e zgjedhjeve të parakohshme. Specifika e momentit zbërthehet jo vetëm në atë që përfaqëson reforma aktuale kushtetuese në drejtësi, për partitë politike, sistemin e drejtësisë dhe të gjithë shoqërinë shqiptare, por edhe tek pasojat elektorale që ajo mbart për secilin nga aktorët garues për pushtetin politike, nëse kthehet papritur në një kalë
betejash zgjedhore.
Në disa deklarata me zë të lartë, nga ato që rëndom i sheh të enjteve në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Rama ka qenë veçanërisht i ashpër dhe kërcënues, kur ka lidhur mundësinë e dështimit të reformës me atë që ai e ka quajtur “dënim shembullor të zgjedhësve”. E përkthyer nga shqipja e parlamentit në atë të rrugës, këto fjalë duan të thonë thjesht dhe vetëm që kreu i shumicës kërcënon palën kundështare me një fushate elektorale sipas tij ndëshkimore, ndaj atyre që do ta rrëzojnë reformën në drejtësi. Duke llogaritur se ai do të jetë në pozitën e avokatit të reformës dhe kampi opozitar në atë të sabotatorit të saj.
Ka një arsye përse ne kemi sot një reformë në drejtësi. Ashtu siç ka një apo disa arsye përse kjo reformë nuk u krye një dekadë me parë, apo edhe pesë apo gjashtë vjet të shkuara. Ka qenë fryma e ndryshimeve në sistemet e drejtësisë në plan rajonal më së pari, e nxitur nga procesi i afrimit me BE, por edhe shumica e pas vitit 2013, që kanë shtyrë në formësimin e një mase kritike që ka bërë të mundur startimin e reformës aktuale në drejtësi. Këtë nuk mund ta mohojnë sot as vetë demokratët, të cilët në 25 vjet preferuan më mirë të bashkëjetojnë me sistemin e drejtësisë së deformuar, duke u përpjekur ta kontrollojnë atë , më shumë sesa ta reformojnë atë.
Për këto shkaqe, të cilat rrjedhin raportet e shkuara të politikës shqiptare me sistemin e drejtësisë, por edhe nga autorësia e reformës aktuale, do të ishte një gjë e rrezikshme për Bashën dhe opozitarët, që të provokonin një fushatë elektorale jo të fokusuar mbi akuzat mbi qeverisjen e Ramës, por tek reforma e dështuar në drejtësi. Nuk ka gabim më të madh për të djathtën, sesa të hynte në një garë me të majtën, jo për korrupsionin, keqqeverisjen, tenderat e koncesionet, por për draftin e rrëzuar të reformës. Në fakt kjo do të thtoë ta shpëtosh me duart qeverinë , nga akuzat dhe kusuret për të cilat ti si opozitë ke luftuar për dy vjet e gjysëm parreshtur. Për pasojë, një palë zgjedhje të parakohshme gjatë vitit 2016 mund të ishin paradoksalisht një ide jo fort e leverdisshme për një opozitë që ka ende nevojë të gjejë energji, ide dhe fytyra të reja për të hedhur në tregun politik, ashtu siç mund të ishte një gomë shpëtimi për qeverinë që pas një viti mund të jetë edhe më e lodhur
dhe e konsumuar sesa sot. Për të mos thënë se as LSI nuk do ta dëshëronte dinamikën e paparashikueshme që votimet në kushte të tilla mund të krijonin.

Next Post

Kodheli: U vra shpresa për një sistem gjyqësor që jep drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In