• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Gati për koalicion me partitë shqiptare

by Java News
31/01/2020 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme në Tetovë tha se partia e tij është e gatshme për koalicion parazgjedhor me parti politike shqiptare për shkak se, siç tha ai kjo parti nuk ka paragjykime.

Zaev thekson se vendimi se me kë do të bëjë kalicion për zgjedhjet e ardhshme do të sillet në fund të shkurtit, apo fillimi i marsit.

“Për ne ajo mundësi është e hapur, kemi mundësi me të gjithë, fillimisht me partnerin tradicional që jemi në Qeveri kemi bisedime, kemi bisedime edhe me partitë opozitare.

Kur flas për BDI-në, flas edhe për Alternativën dhe PDSH-në që janë pjesë e Qeverisë, në koalicionin tonë, por kemi komunikime të hapura edhe me Besën dhe Aleancën për shkak se bashkë votuam për ndryshimet Kushtetuese, bashkë e votuam ligjin për përdorimin e gjuhëve, bashkë votuam një pjesë të reformave, në të mirë të shtetit.

Si parti multietnike jemi të pozicionuar shumë hapur, kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe ajo na bën të jemi në përparësi para oponentit tonë, që lirshëm të kalkulojmë të sjellim vendime dhe të bëjmë më të mirën për shtetin dhe për pozicionim më të mirë të partive politike.

Momentalisht po bëhen analiza se cili është përfitimi, si reagojnë në atë qytetarët, a është e pranueshme për qytetarët. LSDM-ja është pozitiv edhe për koalicion parazgjedhor me parti politike shqiptare për shkak se nuk kemi paragjykime, për ne qytetarët janë qytetarë, nuk i ndajmë në baza etnike, besojmë në një shoqëri për të gjithë me mendoj se duhet të bëjmë një hap më tepër për zhvillimin e konceptit një shoqëri për të gjithë ku në fund të ditës të gjithë jemi vetëm qytetarë.

Mund të kemi përkatësi të ndryshme, fetare, etnike, kulturore, sociale e politike, por në fund jemi qytetarë që vlejmë njëjtë, kështu që është e mundur që në fund të muajit shkurt ose fillim të marsit kur sillen vendimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të keni koalicione nga parti multietnike siç jemi ne, por edhe parti politike shqiptare, turke, rome etj”-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së. /Alsat-m/

Next Post
WhatsApp bën njoftimin e rëndësishëm për përdoruesit, nga nesër nuk do funksionojë në këto aparate celularë

WhatsApp bën njoftimin e rëndësishëm për përdoruesit, nga nesër nuk do funksionojë në këto aparate celularë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In