Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Socialiste vendosi që brenda 15 nëntorit të ngrejë strukturat e koordinatorëve elektoralë. Rreth 5 500 persona do të merren me menaxhimin e zgjedhjeve të ardhshme në rang vendi.
Do të ketë 12 koordinatorë në nivel qarku, 61 në nivel bashkie, 84 për ZAZ , 386 në nivel njësie administrative dhe 5 260 për qendrat e votimit dhe organizatat socialiste. Koordinatorët do t’i nënshtrohen dekriminalizimit brenda partisë dhe të jenë njohës të mirë të zonës.
ma.me