• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 6 Marsit, beteja për bazën në PD

by Artur Ajazi
21/01/2022 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Deri tani, ka zero shanse, që mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të ketë një normalizim marrëdhëniesh të përkohshme për zgjedhjet e pjesshme vendore. Debatet dhe deklaratat e fundit,flasin për tensionim të skajshëm mes dy pretendentëve për kreun e Partisë Demokratike. Por një gjë është e sigurtë, emrat që do të dalin nga Komisioni Rithemelimit (në rast se pranohen nga KQZ) dhe Partia Demokratike, do të testohen nga vota e bazës. Gara mes Berishës dhe Bashës, në 6 Mars, do të zhvendoset në bazën e partisë. Ajo do të përcaktojë fatin e mëtejshëm të njërit apo tjetrit. Deri tani, takimet e foltores treguan se Berisha ka me vehte “shumicën” e anëtarësisë, ndërkohë që nuk kanë munguar incidentet edhe në takimet që Basha po zhvillon së fundi me mbështetësit e tij. Në situatën ku ndodhet realisht ajo parti, është e pamundur të thuash, se do të fitojë ndonjë prej 6 bashkive ku do të votohet në 6 Mars.

Nga sot deri ditën e votimit, beteja mes dy grupimeve në PD do të fokusohet tek akuzat dhe kundërakuzat mes Berishës dhe Bashës, një klimë aspak e favorshme që do ti sillte humbje dhe thellim të përçarjes në kampin opozitar. Nga ana tjetër, shihet se aleatët e larguar nga Basha pas 25 Prillit, po tentojnë ti afrohen Grupimit të Rithemelimit të PD, pasi rëndësi ka jo vetëm emri  i kandidatit, por edhe numri i votave nga anëtarësia. Basha që deri para 9 Shtatorit 2021 deklaronte se “Berisha ka merita të padiskutueshme në PD”, sot i është kthyer një teze tjetër, ku thelbi mbetet “ti kthehemi të ardhmes, të lëmë pas të shkuarën”. Por betejat e deritashme elektorale të tij kanë rezultuar me humbje, edhe pse kanë patur si imazh emrin dhe figurën e Berishës.

Ndaj edhe beteja e afërt e zgjedhjeve të pjesshme lokale duket si një humbje e paralajmëruar e PD së përçarë me kryetar Lulzim Bashën. Një gjë tjetër që e mban të  pamundur mendimin për një “ujdi” elektorale  mes dy grupimeve rivale në PD, mbetet kundërshtia e njerzve të afërt të Bashës. Ata deklarohen aktualisht më rradikalë (si në rastin e Gjekmarkajt) se Luli në disa raste, kur shprehen se “është e pamundur të ulemi me Berishën, pas dhunës së 8 Janarit”. Nga ana tjetër ish-aleatët e Lulzimit qysh tani po shprehen se “PD e ka të pamundur ti fitojë zgjedhjet e pjesshme lokale, është e përçarë në bazë”. Atëhere si mund të shpresojë Basha për fitore, kur në zgjedhje pritet të hyjë me një parti të ndarë në dysh, një anëtarësi që nuk është e qartë për emrin e kryetarit partisë, dhe një Grupim Rithemelimi që deklaron se “do të kemi emrat tanë në çdo bashki për zgjedhjet e 6 Marsit”.

Një humbje e re në këto zgjedhje për Bashën, natyrisht është një arsye më shumë për të kërkuar largimin e tij nga Grupimi Rithemelimit partisë, dhe një pamundësi e tij për tu justifikuar para anëtarësisë. Zgjedhjet e 6 Marsit, pritet të jenë beteja që do të tregojë nga shkon vota e bazës në Partinë Demokratike, dhe një rast i mirë për ti thënë  përfundimisht “go home” Berishës ose Bashës.

Next Post
edi-rama

“Vettingu vazhdon, por llumi nuk mbaron”/ Rama thirrje SPAK: Veproni! Gërdeci dhe 21 janari dy vrasje shtetërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In