• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 6 marsit/ Balla e Braçe nga Lushnja: Kandidatët e Saliut, Ilirit e Lulit janë njësoj. Cilën pjesë të PD do votoni?

by Java News
06/02/2022 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative Krutje në Lushnje, ku prezantuan kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore, Eriselda Sefa.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një menaxhere e shkëlqyer si Eriselda Sefa.

Sipas Ballës kandidatët e Berishës dhe të Bashës janë njësoj, një përzierje midis grateve dhe non-gratave.

“Me kë do të përballemi ne në këto zgjedhje? Në njërin krahë është e majta progresiste me në krye Edi Rama, Partia Socialiste dhe në krahun tjetër janë bërë lëmsh me njëri-tjetrin. Përballë me non-gratat ose ngjitur me non-gratat është edhe Lulëzim Basha, i cili është bashkëpunëtori më I ngushtë i paudhësive që ka bërë Saliu herën e fundit të qeverisjes së tij. Unë nuk dua të merrem me kandidatët e Partisë Demokratike të Saliut, Partisë Demokratike të Ilirit apo Partisë Demokratike të Lulit, për mua janë të gjithë njëllojë dhe nuk na hyjnë në punë dhe nuk do ti marrim në punë në Bashkinë e Lushnjes. Ne na duhet punë për popullin dhe shumë punë për popullin e nderuar të Krutjes, sepse jemi në kohë mbjelljesh dh emë pas do vijë një moment tjetër në bujqësi dhe shumë punë të tjera me Qëndra Shëndetësore, me Shkolla, me punë të tjera publike që janë shumë të rëndësishme, andaj kohë për të humbur për të bërë prova nuk kemi”, tha ai.

Balla gjithashtu i bëri apel atyre që kanë votuar LSI dhe PD në të kaluarën të zgjedhin alternativen e duhur në 6 mars.

“Në këto zgjedhje ne kemi më shumë nevojë se kurrë që Sali Berishës, Ilir Metës por edhe Lulit bashkë me ta, ti tregojme që asnjëri prej tyre nuk vlen. Ke qenë dikur me LSI? Mendon se LSI është gjallë se Saliu ka hyrë tek shtëpia e Ilirit apo Iliri tek shtësia e Saliut? Mendoj se është koha për ti treguar Ilirit kur u largua nga e majta dhe mori një copëz të vogël të Partisë Socialiste se sot është koha për tu kthyer nëse ke qenë me LSI dhe të votosh për Partinë Socialiste ke qenë dikur me Partinë Demokratike? Cilën nga copat e Partisë Demokratike do votosh në Lushnje?”, vijoi Balla.

Drejtuesi i PS në qarkun e Fierit Balla me tej shtoi se qeveria ka projekte të mëdha për Lushnjen e për ti vënë në jetë ato duhet një menaxhere e shkelqyer e punëve vendore si Eriselda Sefa.

“Eshtë provuar që duhet të jenë të dyja në të njëjtin drejtim edhe qeveria qëndrore edhe qeveria vendore, të dyja duhet të punojnë sëbashku. Ne kemi një sërë projektesh të cilat do ti thotë Eriselda, i di përmëndësh Erioni por gjëja më e rëndësishme është që ne na duhet Bashkia me një menaxhere e cila ka fituar besimin e donatorëve të huaj me të cilët ka punuar për shumë vite dhe natyrshëm Edi Rama në Lushnje të ketë një kryetare bashkia me të cilën të ulet dhe të shohë projektet”.

Duke folur për rritjen e vlerës së imputeve bujqësore që për banorët e zonës së Krutjes dhe gjithë Myzeqesë, Balla theksoi se është një shqetësim i madh.

“Duhet menjeherë të ndërhyrhet me qeverinë për të zgjidhur këtë problem. Unë e di shumë mirë që vlera e inputeve bujqësore është rritur në mënyrë katastrofike dhe e di që na duhet urgjentisht të ulemi me qeverinë për të gjetur një zgjedhje për të bërë një ndërhyrje qoftë me politikë fiskale, qoftë me diçka tjetër sepse një problem tjetër përveç çmimit, cilësia nuk është ajo që duam”, u shpreh në fjalën e tij Balla.

Ndersa deputeti i zonës Erion Braçe në fjalën e tij u shpreh: “Kemi një vajzë që është lindur dhe rritur me ju nuk e kemi sjellë ne e cila ka bërë për Partinë Socialiste me meritat e sajë ndaj kemi momentin që të bëjmë zgjedhjen që ndryshon mentalitetin tonë. Është momenti që të fokusohumi tek bujqësia pra me pushtetin që është akoma më afër njerëzve Ne duam një kryetar që të jetë sa më pranë bujqësisë dhe ti shërbejë bujqëve në këto anë,” u shpreh Braçe./m.j

Next Post
Ukrainë/ I gjithë populli ushtar, stërvitja…edhe me pushkë druri!

Ukrainë/ I gjithë populli ushtar, stërvitja…edhe me pushkë druri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In