Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në mbledhjen e sotme, ngritjen e bordit të monitorimit të medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radio dhe televizione publike dhe ato private, për zgjedhjet e 30 qershorit.
Anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias janë Artan Cena, Bledar Lumani, Dardan Malaj, Ylli Pata dhe Maklen Misha.
Mbledhja e parë e Bordit do të zhvillohet në datën 29 maj në ambientet e selisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive.
/a.rada