TRAJNERIXhani De Biazi pritet që të jetë në Shqipëri të dielën e 25 qershorit, për t’iu drejtuar kutive të votimit. Gazeta ka mësuar se ish-tekniku i Kombëtares, me atributet që i jep nënshtetësia shqiptare, do të ushtrojë të drejtën e tij të votës. Në bazë të listave të votuesve, Xhani De Biazi do të votojë në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.Ish-strategu i përfaqësueses shqiptare të futbollit do të votojë në qendrën numër 1749, në Njësinë bashkiake numër tre në kryeqytet dhe numri rendor në listat e votimit për të është 217.Trajneri e mbylli aventurën e tij me kuqezinjtë pas pesë vitesh e gjysmë në drejtim të tyre, mirëpo në daljen e fundit si trajner i Shqipërisë, deklaroi se nuk do të humbasë lidhjen me shqiptarët dhe se ndihet krenar që ka nënshtetësi shqiptare.LOJTARËTSi për rastësi, De Biazi do të jetë i pandarë edhe me disa nga lojtarët e Kombëtares. Në të njëjtën qendër votimi gjenden edhe emrat e Amir Abrashit, Naser Alijit dhe vëllezërve Adonis dhe Albian Ajeti.Bie në sy mospranimi i emrit të vëllait tjetër, mbrojtësit të Kombëtares, Arlindit, që nuk është në listën e votuesve pranë dy vëllezërve të tij në numrat rendorë.a.ç