• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjet e Bashës në PD

by Mero Baze
01/05/2021 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zgjedhjet e 25 prillit përfunduan dhe raporti paraprak i OSBE- ODIHIR është ndoshta i miri i gjithë kohëve për ndonjë palë zgjedhje në Shqipëri. Ai paraqet si problem kryesor për zgjedhjet përpjekjet e presidentit Ilir Meta për të nxitur dhunë në procesin zgjedhor, dhe dëmin që u ishte shkaktuar qytetarëve nga shpërndarja e të dhënave personale, pas publikimit të listës së patronazhimit të PS. Për qeverinë ka vërejtje se ka vazhduar traditën e përdorimit te aktiviteteve shtetërore në favor të fushatës.

Vetë Sali Berisha, i cili ishte entuziasti më i madh i fitores dhe lajmëtari më i fuqishëm i humbjes njëkohësisht, pranon se zgjedhjet nuk kanë pas problem më 25 prill, por sipas tij, më parë, por ai e ka kuptuar më pas, pasi deri më 26 prill bërtiste fitore.

Tani zgjedhjet mbaruan, qeveritë perëndimore kanë përshëndetur Edi Ramen, KQZ ka nxjerrë rezultatin dhe jeta vazhdon.

Por natyrisht që zgjedhjet e 25 prillit kanë hapur një problem në opozitë, që e ka emrin Lulzim Basha. Ai ndjehet i rrezikuar se mund të shtohet presioni për dorëheqje, dhe ka filluar një maratonë degësh në rrethe, që deklarojnë mbështetje për të, ndërkohë që nuk është shpallur ndonjë garë.

Kukësi, Dibra, Tirana, e rrethe te tjera, janë vënë në garë, nuk di në emër të kujt mandati politik që kanë, për të deklaruar mbështetjen e tyre për Lulzim Bashën, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim që PD ka çel ndonjë fushatë zgjedhore, dhe akoma më shumë, që Lulzim Basha të ketë ndonjë rival përballë.

Deri më tani ka shpallur kandidaturën, vetëm zoti Kadilli, por dhe ajo nuk është një shpallje proceduriale, por një deklarim politik, pasi ende nuk kemi një garë.

Të shpallësh mbështetje formale të servilëve që ke në degët e rretheve, për të shmangur garën dhe debatin për zgjedhjet, është një tregues i frikshëm i mungesës së respektit që ke për zgjedhjet brenda partisë.

Tani ky njeri që përpiqet të mbrohet për 25 prillin, duke thënë që është proces jo transparent votimi, vetë po zhvillon në PD, një proces jo vetëm në mungesë të plotë të transparencës, por dhe në shkelje të çdo kodi etik politik dhe juridik të PD.

Askush nuk ka kërkuar zyrtarisht të ikë Lulëzim Basha. Nuk kanë deklaruar, se nuk ka shkuar ende puna tek dorëheqja dhe fushata zgjedhore, dhe fare papritur ne dëgjojmë një maratonë degësh të PD, qe duket sikur u thonë demokratëve, “mos u lodhni kot, se e mbrojmë ne”.

Po të jetë për të mbrojtur, Lulzim Basha mbrojtësin me te madh ka Edi Ramën, s’ka nevojë për degët e rretheve, por problemi qe ai ka është parimi me të cilin po mbrohet.

Ai po mbrohet se zgjedhjet e 25 prillit ishin të këqija dhe vetë është duke bërë zgjedhje të tmerrshme, pa garë, pa kandidatë, por me deklarime rrethesh. Kjo e dyta rrëzon tërësisht të parën, pasi një njeri që nuk bën zgjedhje në parti të tij dhe nuk zgjidhet vetë si lider legjitim, nuk mund të hapë gojën për asnjë proces tjetër zgjedhor, edhe pse ato janë shumë më të mira se çdo palë zgjedhje në PD.

Ashtu si bën zgjedhjet në PD, ashtu do bësh zgjedhjet dhe në Shqipëri. Dhe në fakt, ashtu i ka bërë më 2011 për Bashkinë e Tiranës. Janë aq të mira zgjedhjet e 25 prillit, sa sikur PD të bëjë zgjedhjet brenda saj, si më 25 prill, Lulzim Bashën e mund dhe Ori Nebiaj.

Next Post
Zëri i Amerikës për konfliktin me armë në Elbasan: Ja kontradiktat rreth provave

Zëri i Amerikës për konfliktin me armë në Elbasan: Ja kontradiktat rreth provave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In