Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha e konfirmon kandidimin vetëm në Tiranë

810333d5 Cc33 4aa2 Afcc 585829841e35

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot në “Kjo javë” në ‘News24’ se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës.

Ai theksoi se do të vijojë fushatën në të gjithë vendin, por emri i tij do të jetë vetëm në kryeqytet.

Nisida Tufa: Po flisnim për ekipin e tij, për sfidat që ka vet kryetari i Partisë Demokratike. Ju vetë ku do të garoni, zoti Basha?

Lulzim Basha: Do të garoj në qytetin e Tiranës.

Nisda Tufa: Në Tiranë.
Lulzim Basha:
 Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet.

Nisda Tufa: Dhe e gjithë fushata, e gjithë vëmendja besoj sikurse është edhe ekipi juaj ka në mënyrë paralele kudo, për Tiranën do të jetë edhe më tej për ju.
Lulzim Basha:
 Padiskutim që po! Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidati për kryeministër, i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, padiskutim.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.