Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur në cilësinë e drejtuesit të sapozgjedhur politik të PS në Tiranë.
Nga ana tjetër Veliaj ka folur edhe për objektivin e përgjithshëm të një mandati të tretë duke paralelizuar shembullin e Angela Merkel në Gjermani që ka 4 mandate. Sipas tij, gjithçka varret nga performanca dhe jo numri i mandateve.
‘’Mandat i tretë? Çfarë e gjeti Gjermaninë me Merkelin?
Performanca jonë është kjo. Ne sfidojmë si me rekordin e Saliut, si me Lulin në Bashki. Rama kaq ka takatin. Çfarë ka ky tjetri?
Blindimi i mandatit të 18-të në Tiranë është detyrë. E kemi humbur më parë për 10- 15 vota. S’kam asnjë iluzion për këtë. Nëse ka një ofertë më të mirë po, por është hera e parë që PS nuk hyn me copa apo parti që ikin. PD kanë dalë tre parti të reja. ‘’- tha Veliaj.
Por ndërkohë 18 mandate PS i fitoi në zgjedhjet e 2017, dhe tashmë në zgjedhjet e 2021 Veliaj kërkon të njëjtin sukses nga partia e tij.