• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 2021, do të jenë fundi i politikanëve parazitë

by Artur Ajazi
14/07/2020 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në politikë, në rast se nuk kap “trenin” dhe nuk gjen stacionin e duhur, padyshim ke humbur gjithçka. Ke humbur sensin, fillin e drejtimit, ke humbur “nuhatjen” dhe kuptueshmërinë e ngjarjeve dhe gjërave që ndodhin, ke humbur stilin e diskutimeve dhe virtytin e tolerancës, ke humbur shansin të mbetesh faktor dhe aktor i tryezave, ku vlerësohesh ose ç’vlerësohesh. Në Shqipëri, ka 30 vjet që klasa politike nxiton, lodhet, ndalon, shikon dhe kthehet sërish atje ku ishte. Shumica e partive politike, të krijuara nga nevoja apo risia e ndryshimit të sistemit, sot ekzistojnë si të tilla, thjesht nga rastësia. Mungesa e reformimit të tyre rradikal, implementimi dhe përshtatja me situatat e ndryshme politike në kuadër të angazhimeve europianiste, ka stopuar hapur gjithë procesin e partneritetit me partitë simotra në Europë. Edhe pse shumë nga partitë politike në Shqipëri, janë anëtare të forumeve dhe bashkësive europiane, edhe pse marrin pjesë aktive në kongreset e tyre, kanë mbetur njëanshmërisht, pjesë e “vogëlsirave” ballkanike.

E ndërsa Europa, dhe një pjesë e Ballkanit e kanë zgjidhur tanimë politikisht problemin e zgjedhjeve, duket se klasa politike në Tiranë, kryesisht partitë që mbahen peng nga e shkuara komuniste, mundohen të krijojnë tensione dhe situata me ngarkesë të theksuara negativiteti. Mbajtja peng me mënyra të vjetra e drejtimit të partisë, mungesa e theksuar e lirive dhe afrimit me proceset integruese në gjirin e partive europiane, ka sjellë shpesh përplasje të kota, duke dashur që në çdo rast, përgjatë 30 viteve, ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Ka qenë pikërisht faktori ndërkombëtar, kanë qenë pikërisht ambasadorët e huaj, ata që kanë mbledhur me komandë, politikanët e hazdisur, ata që me frymën e vjetër, kanë guxuar të jetojnë gjatë si kryetarë të përjetshëm në partitë e tyre, për ti bindur ç’duhet të bëjnë. Duhet thënë se, marrëveshja e 5 Qershorit, ishte dhe mbetet një arritje e madhe e cila padyshim kishte angazhimin maksimal edhe të faktorit ndërkombëtar. Të mësuar me takime dhe mbledhje bodrumesh, apo me “rreshtore” gjithmonë kur u është dashur ta bëjnë para ambasadorëve, ndoshta kjo do të jetë hera e fundit, për kryetarët pazaritë të partive të tranzicionit. Kryeministri Rama e deklaroi qartë se “marrëveshje me prani ambasadorësh dhe në ambasada, nuk do të ketë më”. Kjo vlen shumë, por më tepër u vlen politikanëve tekanjozë, të paskrupullt, hileqarë, dhe të konsumuar, që praninë e ambasadorëve, e shohin si të vetmin “shpëtim” për karrierën e tyre të përkohshme. Edhe së fundmi, politikanët tekanjozë po kërkojnë ti mbajnë të trazuara “ujërat”, duke kërkuar njëherë lista të hapura njëherë lista të mbyllura, njëherë futjen në zgjedhje me koalicione, dhe njëherë prishjen e tyre.

Duke dashur të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, apo duke paralajmëruar “trazira dhe kaos” në gjithë vendin, ish-opozita e vjetëruar e tranzicionit, po tenton të mbajë peng të ardhmen e vendit, Parlamentin e Shqipërisë, procesin e integrimit dhe reformave europianizuese. Zgjedhjet e 2021, natyrisht do të nxjerrin jashtë skenës politike, kryetarët parazitë dhe partitë e tyre tranzitore, për ti hapur rrugën një epoke të re civilizuese, dhe marshimit të pandalshëm të Shqipërisë drejt BE.

Next Post
Festoi ditëlindjen e fundit me nënën, dhimbje në familjen e këngëtares shqiptare

FOTO/ Tepër i njohur për shqiptarët, aktori i telenovelave humb jetën nga Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In