Krijohet struktura e krimeve elektorale ne Prokurorinë e Përgjithshme. Struktura përfshin 12 Qarqe me 30 prokurorë në të gjithë vendin. Kryeprokurori Llalla ka urdhëruar që ditën e zgjedhjeve e deri në përfundim të procesit elektoral prokurorët të jenë në terren. 30 prokurorët prej 1 jave janë trajnuar dhe nga prezenca e eksperteve të huaj në Shqipëri.
“Zbatoni ligjin për çdo parregullsi gjatë procesit elektoral dhe ditës së votimit”, është shprehur Llalla.
Në trajnimin e prokurorëve për krimet elektorale ka patur dhe ekspertë të huaj të cilët kanë ndjekur zgjedhjet në Shqipëri ndër vite.
ma.me