• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj flet nga Fieri: Shumë shpejt do të publikojmë kandidaturat për të gjitha bashkitë

by Java News
04/11/2022 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë, pas dështimit të negociatave me grupin e Sali Berishës për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një prononcim për mediat jashtë godinës së degës së PD në Fier, Alibeaj tha se deri më tani, janë depozituar një numër i madh kandidaturash për bashkitë e vendit.

Deputeti demokrat u shpreh se shumë shpejt do të publikojë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë e vendit.

Alibeaj: Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD kishin 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake.

Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë të PD-së nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative ndaj askujt! Ne jemi PD, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët.

Edhe mënyra se si kemi bërë tonën për të bërë fushatë, është të gjejmë aleatët me qytetarët e ndershëm. Me shpresën për të bërë që ata të qëndrojnë këtu. Regjimi rrëzohet duke bërë qytetarët bashkë. Qytetarët bëhen bashkë duke dhënë shpresë, modelin që ky vend do duhet të bëhet nga njerëzit pa një të shkuar të dyshimtë. Me njerëz që kanë treguar që e duan këtë vend, pa lidhje me korrupsionin, pa lidhje me krimin, pa lidhje me oligarkinë. Është detyrimi më minimal./m.j

Next Post
Veliaj diskuton buxhetin me banorët e Njësisë 3: Me projektet e kryera kemi një qytet më të sigurtë. Debati i opozitës për të ardhurit në Tiranë është racist

Veliaj diskuton buxhetin me banorët e Njësisë 3: Me projektet e kryera kemi një qytet më të sigurtë. Debati i opozitës për të ardhurit në Tiranë është racist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

February 11, 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In