Për deputetin e PS Petro Koçi, zgjedhjet e 11 majit kanë qenë të rregullta dhe reflektuan një fitore të qartë të PS-së.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Petro Koçi tha se PD mori një humbje të thellë në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se Berisha doli më i humbur se Basha në 2021.
‘Zgjedhjet ishin normale. Nëse në një qark gjenden raste që në procesverbal s’është rezultati real dhe do kërkoj një korrigjim, por kjo nuk përmbys rezultatin e zgjedhjeve. Këtu kemi të bëjmë me një fitore të PS dhe me një humbje të rëndë të PD. Berisha doli më i dështuar se Basha, kjo ishte vetëvrasje politike e Berishën në krye të PD, ne kemi marr të njëjtat vota. Kështu që mirënjohje të thellë Berishës që erdhi në PD, për numrat që arritëm në në këto zgjedhje’, tha ai.
Urimi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 majit, për Koçin është njohje e zgjedhjeve të 11 majit.
‘Kjo është njohje e procesit urohet populli për zgjedhjet, nëse do të ishin të falsifikuara pse duhet që të bënin urim për një farsë dhe pastaj presin që të përfundojë procesi dhe pastaj do të urojnë edhe fituesin’, tha ai.

