• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 11 majit, për opozitën

by Blendi Kajsiu
04/04/2025 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit të 2025 janë të parat në historinë tonë demokratike që nuk zhvillohen për të zgjedhur pushtetin por opozitën. Asnjëherë në historinë tonë demokratike nuk ka qenë kaq i qartë fati elektoral i forcës në pushtet dhe kaq i paqartë fati i opozitës.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, kur Partia Demokratike kish marrë rrokullimën, fitorja e Partisë Socialiste nuk ishte kaq e parashikueshme sa sot. Ndërkohë në të gjitha zgjedhjet e mëparëshme, duke përfshirë edhe vitin 1997, ka qenë e qartë se opozita do ishte një nga dy forcat kryesore, PS ose PD. Për herë të parë kemi të qartë se si do jetë pushteti, por jo opozita, pas zgjedhjeve.

Dy janë shkaqet e një situate të tillë. Së pari, zhgënjimi i elektoratit me opozitën tradicionale është shumë më i madh se me pushtetin aktual. Së dyti, për herë të parë në historinë tonë demokratike fragmentizimi i PD-së dhe dalja e forcave të reja politike po minon bipolaritetin tonë politik PS-PD.

Sondazhi i fundit i Euronews (mars 2025) na tregon se pëlqyeshmëria neto për kryesocialistin Edi Rama (ata që kanë mendim pozitiv minus ata që kanë mendin negativ) është gati + 5%. Ndërkohë pëlqyeshmëria neto për liderin kryesor të opozitës Sali Berisha është – 38%. Pra shumica dërrmuese e elektoratit ka një mendim negativ për liderin e opozitës. (shiko ketu). Akoma më e rëndë është situata për udhëheqësit e tjerë tradicional të opozitës si Ilir Meta apo Lulzim Basha, me pëlqyeshmëri neto – 82% dhe – 75%, respektivisht.

Janë shifra katastrofale, sidomos po të kemi parasysh se shumica dërrmuese e votuesve ka një mendim të konsoliduar për këta liderë. Vetëm 5% në rastin e Berishës, 5% në rastin e Metës dhe 8% në rastin e Bashës ende nuk kanë formuar një opinion të qartë mbi ta.

Kjo do të thotë se potenciali për përmirësimin e imazhit politik, apo të pëlqyeshmërisë, për Berishën, Metën dhe Bashën, është tejet i vogël pasi shumica dërrmuese e elektoratit e ka ndarë mendjen për ta. Në rastin e Berishës, për shembull, edhe sikur 5% e votuesvee të pavendosur të krijonin mendim pozitiv për të, pëlqyeshmëria neto e tij do shkonte nga -38% në -35%.

Ndërkohë probabiliteti që elektorati të ndërrojë opinion për opozitën tradicionale është në proporcion të zhdrejtë me nivelin e lartë të njohjes që ajo gëzon në elektorat. E thënë më shkoqur, fakti që elektorati e njeh mirë Berishën, Metën apo Bashën e bën më të vështirë ndryshimin e opinionit të tij rreth tyre.

Ndaj nuk është aspak çudi që sondazhet tregojnë se shanset e opozitës tradicionale për ta përmbysur pushtetin socialist janë minimale. Në këtë front nuk ka asnjë risi politike.

Risia qëndron tek partitë e reja opozitare të cilat, nëse i besojmë sondazheve, janë më pranë marrjes së opozitës se sa pranë marrjes së pushtetit. Niveli i pëlqyeshmërisë të liderëve të rinj opozitar është një nga treguesit kryesor të këtij fenomeni. Natyrisht pëlqyeshmëria dhe mbështetja elektorale nuk janë identike, por janë të lidhura ngushtë.

Sipas sondazhit të fundit të Euronews pëlqyeshmëria neto e Adriatik Lapaj është pozitive, + 3%. Pëlqyeshmëria neto e Agron Shehaj dhe e Arlind Qorit është – 7.5% dhe – 1.5.6%, respektivisht. Ndonëse këto nuk janë nivele ideale janë mjaft superiore krahasuar me pëlqyeshmërinë neto thellësisht negative që kanë liderët e opozitës tradicionale, që në rastin më të mirë arrin tek -38% (me Berishën).

Ndërkohë potenciali që kanë liderët e rinj të opozitës për të përmirësuar nivelin e pëlqyeshmërisë është shumë më i lartë se në rastin e liderëve opozitar tradicional. Përqindja e të intervistuarve që ende nuk kanë krijuar një opinion mbi Lapaj, Shehaj dhe Qorin, është 34%, 30% dhe 41%, respektivisht. E thënë ndryshe të tre këta lider kanë mundësinë të rrisin ndjeshëm pëlqyeshmërinë bruto dhe të arrijnë një pëlqyeshmëri neto pozitive.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se shanset e opozitës së re për të zëvendësuar PS-në janë ende të ulta, ndërkohë që mundësia që kjo opozitë e re të zëvendësojë gradualisht opozitën tradicionalë është reale. Asnjë nga liderët e opoztës së re nuk ka një pëlqyeshmëri bruto apo neto më të mirë se Rama, ndërkohë të gjithë kanë nivele pëlqyeshmërie neto (dhe në disa raste edhe bruto) shumë më të mira se Berisha, Meta apo Basha, cka gradualisht mund të përkthehen në mbështetje elektorale tek votuesi opozitar.

Ndaj gara elektorale e 11 majit është e para në historinë tonë demokratike që më shumë se për të zgjedhur pushtetin bëhet për të zgjedhur opozitën. Në vend të pyetjes “Si do jetë pushtetit i nesërm?” zgjedhjet e 11 majit do i përgjigjen pyetjes “Si do jetë opozita nesër?”.

Të shumtë janë ata që shpresojnë se këto zgjedhje do prodhojnë një opozitë të re dhe më të besueshme se opozita e vjetëruar berishiste përballë një pushteti socialist që gjithnjë e më tepër po e gërryen demokracinë tonë. Ata që janë të pakënaqur dhe duan të ndryshojnë pushtetin socialist nesër duhet të votojnë për një opozitë ndryshe sot.

Next Post
Qeveria merr vendimin, cakton 3 janarin ditë pushimi për administratën publike

Qeveria fonde shtesë për partitë politike dhe samitin e 16 majit! Ja 12 vendimet që u morën sot në Këshillin e Ministrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In