• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 11 Majit, Kume: OSBE/ODIHR-i, notë pozitive KQZ dhe votës së diasporës

by A R
23/10/2025 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ODIHR publikoi raportin përfundimtar për procesin e 11 majit.

Eksperti i zgjedhjeve, Andon Kume, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, tha se raporti përdor një gjuhë më të fortë se më parë dhe sjell më shumë fakte që dëshmojnë ndërhyrjen e qeverisë në procesin zgjedhor.

Kume theksoi si problemet madhore të paraqitura në raport ndërhyrjet e qeverisë në procesin zgjedhor dhe që partia dhe shteti humbën dallimin midis njëra-tjetrës.

Sipas tij, raporti ka vlerësuar pozitivisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe votën e emigrantëve.

INTERVISTA E PLOTË:

Si i vlerësoni ju gjetjet e raportit të ODIHR-it sot?

Kume: Gjetjet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit unë do të thoja që janë në të njëjtën linjë me deklaratën për gjetjet paraprake që OSBE/ODIHR-i bëri pas 11 majit. Mund të shtojmë që kanë përdorur një gjuhë akoma më të fortë dhe fakte akoma më të shumta në mbështetje të asaj çka thonë. Ajo çka bie në sy, dhe që është gjëja edhe më e rëndësishme e këtij raporti, është gjuha që ata kanë përdorur kundër qeverisë, kur shprehen që qeveria interferoi në procesin zgjedhor dhe që partia dhe shteti humbën dallimin midis njëra-tjetrës. Këto të dyja janë dy elemente shumë të rëndësishëm, përpos edhe çështjeve të tjera absolutisht të rëndësishme që ngre raporti i OSBE/ODIHR-it. Direkt pas procesit, edhe ne kemi qenë në studiot e televizionit tuaj ku kemi komentuar mbi procesin zgjedhor, dhe unë kam këmbëngulur që Shqipëria, shoqëria shqiptare, me zgjedhjen e 11 majit, ka bërë një hap të madh pas në plotësimin e standardeve për zgjedhje demokratike dhe zgjedhje të ndershme.

Duket sikur blerja e votës, për shembull, nuk ishte prezantuar atje në rekomandimet e dokumentit që është publikuar sot.

Kume: Jo, është. Ndër linjat e rekomandimit është edhe blerja e votës, siç është edhe ndërhyrja e krimit të organizuar në votë, siç janë edhe patronazhistët, siç është edhe përdorimi i aseteve qeveritare në mënyrë të madhe në procesin zgjedhor. Janë pothuajse të gjitha rekomandimet që OSBE/ODIHR-i ka bërë edhe në vitet e kaluara kur kemi pasur procese zgjedhore. Por, kësaj radhe, është për t’u thënë që gjuha është më e fortë, sidomos për sa i përket ndërhyrjes që qeveria ka bërë.

Cilat aspekte të administrimit të zgjedhjeve, sipas jush, janë nënvizuar nga ODIHR-i si më problematiket?

Kume: Për sa i përket administrimit të procesit zgjedhor, OSBE/ODIHR-i i ka dhënë një notë pozitive Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo duhet thënë, KQZ-ja, me të gjithë komponentët e tij, qoftë me komisionerët qoftë me rregullatorin, janë vlerësuar pozitivisht. Gjithashtu, është vlerësuar pozitivisht në këtë raport edhe vota e emigrantëve, pavarësisht se aty thuhet që si eksperiencë e parë mund të bëhej edhe më mirë, por prapë vlerësohet pozitivisht. Ndërkohë, problemet madhore këtu në këtë raport janë ndërhyrja e qeverisë në procesin zgjedhor dhe përdorimi i aseteve publike të shtetit në funksion të partisë në pushtet.

Si duhen adresuar këto shqetësime që ju po thoni dhe që ngre raporti i ODIHR-it?

Kume: E vetmja mënyrë për t’u adresuar këto shqetësime është nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse, së cilës i ka ardhur koha. Kjo reformë duhet bërë jo vetëm me aktorët e partive politike, por edhe me shoqërinë civile. Nuk do të doja që Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili po flitet shumë tani dhe që ka filluar të ndërtohet kaq herët, të mos harxhojë kohën e tij, siç e ka harxhuar edhe katër vjet përpara, ku në tre vite nuk solli asnjë gjë të re. Më lejoni të them që Instituti Shqiptar i Zgjedhjeve, të cilin unë drejtoj me një grup ekspertësh të tij, ka bërë raportin e tij për procesin zgjedhor të 11 majit dhe del në të njëjtat konkluzione me OSBE/ODIHR-in. Po ashtu, edhe indeksi i integritetit të zgjedhjeve që ne kemi bërë me një grup ekspertësh tregon që Shqipëria ka rënë me shumë pikë nga zgjedhjet e katër vjetëve më parë. Nëse katër vjet më parë ne e konsideronim Shqipërinë një vend në nivelin e mesëm në plotësimin e standardeve demokratike për proceset zgjedhore, në zgjedhjet e 11 majit ai vlerësohet në nivelin e ulët.

Next Post
Një ditë para takimit Trump-Putin, ja harta e zonave në Ukrainë që kontrollohen aktualisht nga Rusia

A po luan Trump blofin me Putin? Sanksionet ndaj Rosneft dhe Lukoil nuk do të kenë ndikim mbi Moskën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In