Preisdenti aktual i FSHF Armand Duka ka mbajtur fjalimin e fundit para delegatëve të Asamblesë para se të zhvillohet votimi. Ai ka sulmuar ashpër kandidatin Bashkim Fino të cilin e ka quajtur përfaqësues të një klani politik.
Ai ka bërë thirrje për të mos votuar një “tifoz dhe eksperiment si drejtues të këtij institucioni”.
“Gjendem para jush dhe nuk e fsheh, plot emocion, për momentet historike që kemi kaluar bashkë, për ato momente të bukura dhe të vështira, por asnjëherë i vetëkënaqur, sepse jam i vetëdijshëm që mund të bëjmë më shumë. Ne e dimë mjaft mirë që si ata që na duartrokasin, edhe ata që na kritikojnë, futbolli i këtyre viteve ka qenë nga të paktat arritje që i ka bërë shqiptarët të thonë “o sa mirë me qen shqiptar”.
FSHF është një institucion model në vendin tonë, kemi rritur me 30% numrin e lojtarëve të regjistruar. Kërkoj votën tuaj me besim të plotë më shumë se kurrë. Kemi ngritur stekën e suksesit tashmë, mjaft lart dhe duhet të bashkohemi për të mos zbritur asnjë centimetër më poshtë. Sot keni një përgjegjësi të madhe historike dhe kombëtare. Do ishte papërgjegjshmëri t’ia lësh në dorë FSHF-në, një eksperimenti apo një klani të organizuar politik. Sot nuk votoni thjesht për postin e Presidentit të Federatës, keni në dorë ti jepni shoqërisë mesazhin e duhur ose mesazhin e shtrembër”, tha Duka.
Me tone të larta u kundërpërgjigj edhe kandidati tjetër Bashkim Fino. Ai ka deklaruar se futbolli shqiptar është më i korruptuari, duke akuzuar presidentin Duka për gjendjen aktuale.
“Të nderuar anëtare të Asmablesë. Të nderuar përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s. I paske bërë me defekt këto Duka, më duket se spaske para. (probleme te foltorja) Përgjatë këtyre muajve të fundit janë prezantuar me shumë prej jush. Kam mësuar shumë për hallet tuaj. Kam mësuar për dëshirën që keni për ta dërguar këto sport shumë më lart, atje ku dëshironi. Sot jemi në një ditë të rëndësishme, futbolli ynë ka mundësin të futet në një etapë të rëndësishme. Futbolli është më shukë se një lojë. Futboll do të thotë shoqëri e shëndetshme. Me shumë futboll do të thotë më pak ilaçe, më pak drogë. Futbolli shtë një promovues i Shqipërisë. Sot kërkoi voton, jo për cilësitë e mija personale. Unë kërkoj të më votoni për programonin që unë përfaqësoj. Presidenti i deritanishëm kërkon votën për ato që nuk ka bërë në 16 vjet. Gjithsesi nuk ia mohoj merita, por futbolli shqiptar është më i korruptuari. Një lodër në pak duar të të pasurish. Futbolli varet nga donatorët sporadik. Stadiumet janë të varfëruara.”
/a.m.