Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për mediat ngre shqetësimin dhe u bën apel komisionerëve të partive politike që të paraqiten për të tërhequr materialet zgjedhore.
Sipas KQZ deri tani materialet janë shpërndarë vetëm për 17 nga 118 qendra, shkak është bërë mos dërgimi i komisionerëve pranë KZAZ për të marrë materialet.
Institucioni përgjegjës për zgjedhje në Shqipëri thekson se partitë po bëhen pengesë për shpërndarjen e materiale dhe nëse nuk reagojnë do të ketë pasoja në të gjithë procesin.
“Ngremë shqetësim në lidhje me shpërndarjen e bazës elektorale nga KZAZ 19, pasi po ecën me ritme të ngadalta.
Deri tani materialet janë shpërndarë vetëm për 17 nga 118 qendra, shkak është bërë mos dërgimi i komisionerëve pranë KZAZ për të marrë materialet.
Deri tani asnjë nga komisionerët e QV në Maqellarë e Peshkopi nuk kanë shkuar për të marrë në dorëzim bazën materiale zgjedhore.
Afati përfundimtar për marrjen në dorëzim të materialeve është jo më shumë se 15 orë para hapjes, që korenspodon me orën 16:00 të ditës së sotme.
Ky afat nuk arrin të respektohet, kjo do të ndikojë në të gjitha procedurat e tjera. Partitë po bëhen pengesë për shpërndarjen e materiale duke mos i dërguar komisionerët për të marrë në dorëzim materialet.
Apel partive të dërgojë komisionerët për të tërhequr bazën materiale“mbyllet deklarata e KQZ.
Procesi i votimit për zgjedhjet në Dibër do të hapet nesër në orën 07:00 për të zgjedhur kryetarin e bashkisë mes Muharrem Ramës dhe Sherefedin Shehut.











