Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë konferencë për mediat deklaroi se KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore si edhe pajisjet e identifikimit elektronik.
Ai gjithashtu theksoi se në këtë proces siguria dhe fshehtësia e votës është 100% e garantuar.
“Procesi i votimit është 100% e garantuar, fshehtësia e votës është 100% e garantuar. Pajisja dhe sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk shënon radhë. Dua të bëj me dije se ky proces është ndoshta shumë herë më i sigurt se procesi i votimit me fletën e votimit”, tha Celibashi.
Gjatë fjalës së tij ai sqaroi se votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicionin./ b.h











