Kryeminsitri i vendit Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialsite ka vijuar turin e takimeve në kuadër të zgjedhjeve në strukturat drejtuese të kësaj partie në bazë.
Ai ishte sot i pranishëm në një takim në Durrës, ku zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit vendor të selisë rozë në këtë rreth.
Takimi vjen pas përmbylljes së procesit për zgjedhjen e drejtuesve të 18 organizatave në Durrës, proces i cili do të pasojë me zgjedhjen e kryetarit të degës.
Gjatë takimit, Rama u ka kërkuar përfaqësuesve të strukturave në Durrës hapjen e partisë ndaj anëtarësimeve të reja.
Por, Rama është gjendur përballë ankesave të shprehura nga anëtarësia sa i takon punësimeve.
Ky nuk është rasti i parë që anëtarësia ankohet te Rama për punësimet, por vet kryeministri ka shprehur publikisht qëndrimin e tij teksa është shprehur se “nuk ka punë shteti, shkoni kërkoni te privati”.









