Deputeti i LIBRA, Ben Blushi ka reaguar pas publikimit të listës së kandidateve për deputetë të PS. Blushi thekson e cileson si lista e Rilindjes së plakur, ku nuk përfshihet asnjë intelektuar, por vetëm biznes dhe para.
Reagimi i Blushit
LISTA E SHQIPËRISË QË NUK DUAM
Pashë listën e Rilindjes së plakur. Asnjeri nga artet, nga sporti, nga shkenca, nga universitetet, asnje student, asnjë mësues, asnjë mjek asnjë të varfër, asnjë emigrant, asnjë njeri që ëndërron.Vetëm biznes, biznes, biznes, para, para dhe administratë e kalbur dhe e lodhur. As punë, as djersë, as poezi, as muzikë, as shpirt, as mendim dhe as dhimbje nuk ka ajo listë. Kjo është Shqipëria që Duan dhe jo Shqipëria që Duam!/javanews.al
c.a